PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kombëtarja e zvicrësPa kapitenin Xhaka, por me tri gola – Zvicra dominon në Shkup
2 min čitanja
Kombëtarja e zvicrës

Pa kapitenin Xhaka, por me tri gola – Zvicra dominon në Shkup

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Zvicra ka treguar se mbetet skuadër e fortë edhe pa kapitenin Granit Xhaka, duke e mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:0 në ndeshjen e radhës.Skuadra zvicerane e kontrolloi ndeshjen që nga fillimi dhe kaloi në epërsi në minutën e 22-të. Remo Freuler përfitoi nga një pasim i mirë dhe me një goditje të saktë brenda zonës e dërgoi topin në këndin e djathtë të portës për 0-1.Maqedonia e Veriut tentoi të reagonte, por Zvicra vazhdoi të ishte më e rrezikshme. Në minutën e 27-të, Dan Ndoye goditi shtyllën me një goditje nga jashtë zonës, ndërsa pak më vonë Johan Manzambi detyroi portierin Stole Dimitrievskin të intervenonte. Presioni i zviceranëve u shpërblye sërish në minutën e 41-të. Zachary Athekame asistoi për Zeki Amdounin, i cili nga brenda zonës goditi saktë dhe e dyfishoi epërsinë e Zvicrës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.Në fillim të pjesës së dytë, situata u komplikua edhe më shumë për vendasit. Matej Gashtarov fillimisht u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 47-të pas një ndërhyrjeje të rëndë, por pas rishikimit përmes VAR-it vendimi u ndryshua dhe lojtari u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.Zvicra vazhdoi të krijonte raste dhe në minutën e 74-t realizoi edhe golin e tretë. Amdouni bëri një aksion individual të shkëlqyer dhe me një goditje precize brenda zonës e dërgoi topin në këndin e poshtëm, duke shënuar për 0-3 dhe duke kompletuar një paraqitje të shkëlqyer personale. Në minutat e fundit, Zvicra vazhdoi ta kontrollonte takimin. Amdouni pati mundësinë të realizonte edhe një tjetër gol, por Dimitrievski bëri një pritje të mirë. Edhe pa Granit Xhakën, i cili u largua nga grumbullimi, pasi poz zhvillohet një hetim ndaj tij për një certifkatë të Covid, të marr me para, Zvicra tregoi thellësi në skuadër dhe një nivel të lartë organizimi, ndërsa Amdouni ishte protagonist kryesor me dy gola. Për Maqedoninë e Veriut, kjo ishte një mbrëmje e vështirë përballë një kundërshtari që e kontrolloi ndeshjen në pjesën më të madhe të saj. /Telegrafi/ North

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Zvicra ka treguar se mbetet skuadër e fortë edhe pa kapitenin Granit Xhaka, duke e mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:0 në ndeshjen e radhës.Skuadra zvicerane e kontrolloi ndeshjen që nga fillimi dhe kaloi në epërsi në minutën e 22-të. Remo Freuler përfitoi nga një pasim i mirë dhe me një goditje të saktë brenda zonës e dërgoi topin në këndin e djathtë të portës për 0-1.Maqedonia e Veriut tentoi të reagonte, por Zvicra vazhdoi të ishte më e rrezikshme. Në minutën e 27-të, Dan Ndoye goditi shtyllën me një goditje nga jashtë zonës, ndërsa pak më vonë Johan Manzambi detyroi portierin Stole Dimitrievskin të intervenonte. Presioni i zviceranëve u shpërblye sërish në minutën e 41-të. Zachary Athekame asistoi për Zeki Amdounin, i cili nga brenda zonës goditi saktë dhe e dyfishoi epërsinë e Zvicrës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.Në fillim të pjesës së dytë, situata u komplikua edhe më shumë për vendasit. Matej Gashtarov fillimisht u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 47-të pas një ndërhyrjeje të rëndë, por pas rishikimit përmes VAR-it vendimi u ndryshua dhe lojtari u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.Zvicra vazhdoi të krijonte raste dhe në minutën e 74-t realizoi edhe golin e tretë. Amdouni bëri një aksion individual të shkëlqyer dhe me një goditje precize brenda zonës e dërgoi topin në këndin e poshtëm, duke shënuar për 0-3 dhe duke kompletuar një paraqitje të shkëlqyer personale. Në minutat e fundit, Zvicra vazhdoi ta kontrollonte takimin. Amdouni pati mundësinë të realizonte edhe një tjetër gol, por Dimitrievski bëri një pritje të mirë. Edhe pa Granit Xhakën, i cili u largua nga grumbullimi, pasi poz zhvillohet një hetim ndaj tij për një certifkatë të Covid, të marr me para, Zvicra tregoi thellësi në skuadër dhe një nivel të lartë organizimi, ndërsa Amdouni ishte protagonist kryesor me dy gola. Për Maqedoninë e Veriut, kjo ishte një mbrëmje e vështirë përballë një kundërshtari që e kontrolloi ndeshjen në pjesën më të madhe të saj. /Telegrafi/ North

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…