Franco fodaNga Bundesliga e Austrisë te Kosova – Foda ka tre lojtarë që e njohin mirë futbollin austriak
2 min čitanja
Franco foda
Nga Bundesliga e Austrisë te Kosova – Foda ka tre lojtarë që e njohin mirë futbollin austriak
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kosova të dielën përballet me Austrinë në Vjenë, në kuadër të Ligës së Kombeve, me Franco Fodën që në listën e tij ka përfshirë edhe tre futbollistë që aktualisht luajnë në kampionatin austriak. Dion Kacuri i Austria Lustenau, Valmir Matoshi i Sturm Grazit dhe Vesel Demaku i SCR Altach janë tre emrat që mund t’i japin Fodës një njohje shtesë me futbollin austriak, por edhe me kundërshtarin që Kosova do ta ketë përballë. Të tre janë grumbulluar për këtë cikël, ndërsa Kacuri pret debutimin me Kosovën, kurse Matoshi dhe Demaku ka pasur paraqitje me fanellën dardane.Kacuri është ai që vjen me më shumë ritëm. Mesfushori 22-vjeçar i Austria Lustenau ka qenë titullar në të shtatë ndeshjet e kampionatit këtë sezon dhe ka regjistruar 618 minuta, duke shënuar edhe një gol. Kacuri ka luajtur nga minuta e parë në secilën prej shtatë ndeshjeve të Lustenaut dhe vetëm një herë është zëvendësuar, në minutën e 88-të. Kjo e bën atë një prej lojtarëve me më shumë vazhdimësi në këtë treshe. Dion Kacuri, në aksionFOTO: FFKMatoshi, ndërkohë, po fiton hapësirë te Sturm Grazi. Ai është aktivizuar në tri ndeshje të Bundesligës këtë sezon, duke grumbulluar 171 minuta, ndërsa ka luajtur edhe në Ligën e Evropës. Në kampionat ka marrë 16 minuta ndaj Rapid Vjenës, pastaj ka qenë titullar për 90 minuta ndaj LASK-ut dhe 65 minuta ndaj RB Salzburgut. Në Ligën e Evropës ka luajtur 80 minuta ndaj Rennesit. Kjo tregon se 23-vjeçari po hyn gjithnjë e më shumë në planet e klubit dhe ka marrë minuta edhe në një kompeticion evropian. Valmir Matoshi në stërvitjeFOTO: FFKDemaku është lojtari me përvojën më të madhe në futbollin austriak. Mesfushori i Altachut ka qenë pjesë e kampionatit austriak prej vitesh dhe sezonin e kaluar regjistroi 22 paraqitje në Bundesliga, me 1,705 minuta, ndërsa këtë sezon ka marrë pjesë në shtatë ndeshje të kampionatit dhe ka luajtur rreth 550 minuta, sipas statistikave të fundit të kampionatit. Ai nuk është thjesht një lojtar që është pjesë e skuadrës së Altachut, por një futbo
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.