PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kb pejaPeja e njofton me humbje Trepçën
2 min čitanja
Kb peja

Peja e njofton me humbje Trepçën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Trepça, e ka regjistruar humbjen e parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.“Xehetarët” u mposhtën të shtunën mbrëma në “Minatori” nga Peja, me rezultat 87:81, në një ndeshje ku skuadra mysafire e kontrolloi avantazhin për pjesën më të madhe të takimit.Peja e nisi më mirë përballjen dhe çerekun e parë e mbylli në epërsi 20:16. Skuadra pejane vazhdoi me ritëm të njëjtë edhe në dhjetëminutëshin e dytë, të cilin e fitoi 27:24, duke shkuar në pushim me epërsi prej shtatë pikësh, 47:40.Në çerekun e tretë të dyja skuadrat ishin të barabarta, me periudhën që përfundoi 16:16. Trepça tentoi të rikthehej në dhjetëminutëshin e fundit dhe e fitoi atë me rezultat 25:24, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta përmbysur rezultatin.Kështu, fitorja në fund i takoi Pejës, e cila regjistroi suksesin e dytë në këtë edicion. Në anën tjetër, Trepça pas fitores ndaj Rahovecit 029 në xhiron hapëse pësoi humbjen e parë. Te Peja më efikasi ishte Trevor Moore me 21 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime. Paraqitje të mirë pati edhe Xavier Johnson, i cili kontribuoi me 12 pikë, 13 kërcime dhe një asistim.Te Trepça u dallua Dardan Kapiti me 15 pikë dhe katër kërcime.Për Pejën kjo ishte fitorja e dytë radhazi, pasi në ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 e kishte fituar me rezultat zyrtar përballjen ndaj Sigal Prishtinës. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Trepça, e ka regjistruar humbjen e parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.“Xehetarët” u mposhtën të shtunën mbrëma në “Minatori” nga Peja, me rezultat 87:81, në një ndeshje ku skuadra mysafire e kontrolloi avantazhin për pjesën më të madhe të takimit.Peja e nisi më mirë përballjen dhe çerekun e parë e mbylli në epërsi 20:16. Skuadra pejane vazhdoi me ritëm të njëjtë edhe në dhjetëminutëshin e dytë, të cilin e fitoi 27:24, duke shkuar në pushim me epërsi prej shtatë pikësh, 47:40.Në çerekun e tretë të dyja skuadrat ishin të barabarta, me periudhën që përfundoi 16:16. Trepça tentoi të rikthehej në dhjetëminutëshin e fundit dhe e fitoi atë me rezultat 25:24, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta përmbysur rezultatin.Kështu, fitorja në fund i takoi Pejës, e cila regjistroi suksesin e dytë në këtë edicion. Në anën tjetër, Trepça pas fitores ndaj Rahovecit 029 në xhiron hapëse pësoi humbjen e parë. Te Peja më efikasi ishte Trevor Moore me 21 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime. Paraqitje të mirë pati edhe Xavier Johnson, i cili kontribuoi me 12 pikë, 13 kërcime dhe një asistim.Te Trepça u dallua Dardan Kapiti me 15 pikë dhe katër kërcime.Për Pejën kjo ishte fitorja e dytë radhazi, pasi në ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 e kishte fituar me rezultat zyrtar përballjen ndaj Sigal Prishtinës. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…