PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Shtëpia e bardhëShtëpia e Bardhë përjashton CNN nga udhëtimi i Trumpit
2 min čitanja
Shtëpia e bardhë

Shtëpia e Bardhë përjashton CNN nga udhëtimi i Trumpit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shtëpia e Bardhë e ka përjashtuar CNN nga udhëtimi me presidentin Donald Trump në Tennessee, ku televizioni ishte planifikuar të mbulonte vizitën e presidentit në emër të rrjeteve kryesore televizive.Sipas udhëzimeve të shpërndara nga Shtëpia e Bardhë, CNN u hoq nga lista e mediave të caktuara për mbulimin e përbashkët të udhëtimit të Trumpit, i cili pritet të marrë pjesë në një ndeshje futbolli universitar në Knoxville.Ky mbulim realizohet nga një grup i përbashkët televizionesh, ku rrjetet alternohen për të filmuar dhe raportuar aktivitetet e presidentit në Uashington dhe gjatë udhëtimeve zyrtare. Fox News, ABC News, CBS News dhe NBC News kishin bojkotuar për pak kohë pjesëmarrjen në këtë grup këtë javë, pasi Trump kishte përjashtuar CNN.CNN raportoi të premten se ishte planifikuar të udhëtonte me Trumpin në Air Force One të shtunën, për të mbuluar ndeshjen mes Universitetit të Teksasit dhe Universitetit të Tennessee. Megjithatë, në programin e publikuar më vonë nga Shtëpia e Bardhë, CNN nuk figuroi si pjesë e grupit dhe nuk u njoftua ndonjë rrjet tjetër që do ta zëvendësonte.Ky është zhvillimi i fundit në përplasjen mes administratës Trump dhe CNN, si dhe disa mediave të tjera, lidhur me aksesin e tyre në Shtëpinë e Bardhë.Javën e kaluar, Trump kishte ndaluar aksesin e CNN, MS NOW dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë. Të enjten, një gjykatës e bllokoi përkohësisht këtë vendim dhe urdhëroi administratën të rikthente kredencialet e gazetarëve të këtyre mediave për 14 ditë.Megjithatë, vendimi gjyqësor nuk kërkonte në mënyrë të drejtpërdrejtë që administrata të rikthente CNN në grupin televiziv që mbulon udhëtimet e presidentit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shtëpia e Bardhë e ka përjashtuar CNN nga udhëtimi me presidentin Donald Trump në Tennessee, ku televizioni ishte planifikuar të mbulonte vizitën e presidentit në emër të rrjeteve kryesore televizive.Sipas udhëzimeve të shpërndara nga Shtëpia e Bardhë, CNN u hoq nga lista e mediave të caktuara për mbulimin e përbashkët të udhëtimit të Trumpit, i cili pritet të marrë pjesë në një ndeshje futbolli universitar në Knoxville.Ky mbulim realizohet nga një grup i përbashkët televizionesh, ku rrjetet alternohen për të filmuar dhe raportuar aktivitetet e presidentit në Uashington dhe gjatë udhëtimeve zyrtare. Fox News, ABC News, CBS News dhe NBC News kishin bojkotuar për pak kohë pjesëmarrjen në këtë grup këtë javë, pasi Trump kishte përjashtuar CNN.CNN raportoi të premten se ishte planifikuar të udhëtonte me Trumpin në Air Force One të shtunën, për të mbuluar ndeshjen mes Universitetit të Teksasit dhe Universitetit të Tennessee. Megjithatë, në programin e publikuar më vonë nga Shtëpia e Bardhë, CNN nuk figuroi si pjesë e grupit dhe nuk u njoftua ndonjë rrjet tjetër që do ta zëvendësonte.Ky është zhvillimi i fundit në përplasjen mes administratës Trump dhe CNN, si dhe disa mediave të tjera, lidhur me aksesin e tyre në Shtëpinë e Bardhë.Javën e kaluar, Trump kishte ndaluar aksesin e CNN, MS NOW dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë. Të enjten, një gjykatës e bllokoi përkohësisht këtë vendim dhe urdhëroi administratën të rikthente kredencialet e gazetarëve të këtyre mediave për 14 ditë.Megjithatë, vendimi gjyqësor nuk kërkonte në mënyrë të drejtpërdrejtë që administrata të rikthente CNN në grupin televiziv që mbulon udhëtimet e presidentit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…