Italia“Gratë me funde...”, deklarata e ministrit italian shkakton reagime të forta
2 min čitanja
Italia
“Gratë me funde...”, deklarata e ministrit italian shkakton reagime të forta
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, është përfshirë në një debat të gjerë pas deklaratave të tij për mënyrën se si, sipas tij, duhet zgjedhur një partnere për martesë. Komentet shkaktuan reagime të forta nga opozita, sindikatat dhe organizata të tjera, ndërsa në rrjetet sociale Tajani u kthye në objekt memesh.Gjatë një aktiviteti javën e kaluar, Tajani tha se do të këshillonte të martoheshin me gra “serioze” që veshin “funde më të gjatë”. Ai i përshkroi ato si më të besueshme dhe më të përshtatshme për të krijuar e mbajtur një familje.Pas kritikave, Tajani kërkoi falje, duke thënë se fjalët e tij ishin shkëputur nga konteksti i një fjalimi më të gjerë dhe se nuk kishte pasur qëllim të ofendonte gratë.Megjithatë, kërkimfalja nuk e ndali polemikën.Senatorët dalin me funde në shenjë protesteSenatore nga Partia Demokratike, Italia Viva, të Gjelbrit dhe Aleanca e së Majtës, Lëvizja Pesë Yjet dhe grupe të tjera u shfaqën në Parlament me funde, në shenjë proteste ndaj deklaratave të ministrit.“Jemi të lira të vishemi si të duam”, tha Raffaella Paita e Italia Viva, duke shtuar se liria e grave nuk duhet të matet me gjatësinë e një fundi apo me zgjedhjet e tyre personale.Edhe Simona Malpezzi e Partisë Demokratike i kritikoi deklaratat, duke i cilësuar si shprehje të një kulture patriarkale.Polemika u zgjerua edhe pas komenteve të Roberto Vannaccit, i cili tha se mes një gruaje me fund të gjatë dhe një gruaje me fund të shkurtër, ai do të preferonte “një grua pa fund”.Ndërkohë, shumë deputetë të opozitës publikuan fotografi me funde në rrjetet sociale. Një prej tyre, Andrea Ciulli, publikoi edhe një imazh të krijuar me Al, me mesazhin se gjatësia e një fundi nuk përcakton vlerën apo lirinë e një gruaje.Tajani bëhet objekt memeshKreu i Italia Viva, Matteo Renzi, tha se Tajani tashmë është kthyer në “meme”, ndërsa imazhe satirike të ministrit të veshur si grua u përhapën në rrjetet sociale dhe u pasqyruan edhe nga media ndërkombëtare.Sindikatat italiane kritikuan gjitha
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.