PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
OkbTakohen shefat e diplomacisë gjermane dhe ruse
2 min čitanja
Okb

Takohen shefat e diplomacisë gjermane dhe ruse

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul u takua në New York me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, në takimin e parë dypalësh në këtë nivel mes dy vendeve prej vitesh.Takimi u zhvillua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe zgjati rreth 20 minuta. Në fund, dy ministrat shtrënguan duart. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ishte pala gjermane ajo që kërkoi takimin.Ky është takimi i parë mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Edhe pse zyrtarë gjermanë dhe rusë janë takuar në kuadër të aktiviteteve të ndryshme ndërkombëtare, deri tani nuk kishte pasur bisedime të drejtpërdrejta në këtë nivel.Biseda në New York vjen në një kohë kur po zhvillohen përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ende nuk është bërë e ditur se cilat çështje konkrete diskutuan Wadephul dhe Lavrov.Raportohet se pak ditë para takimit, Wadephul kishte paralajmëruar për rritjen e tensioneve dhe kishte akuzuar Rusinë për përshkallëzim të agresionit ndaj Evropës.Qeveria gjermane e ka bërë Moskën përgjegjëse edhe për një sulm të dyshuar me dron në aeroportin Leipzig/Halle dhe ka paralajmëruar masa të reja ndaj Rusisë. Moska i ka mohuar akuzat dhe ka paralajmëruar kundërmasa.Ndërkohë, Gjermania mbetet një nga mbështetësit kryesorë të Ukrainës në Evropë, duke ofruar ndihmë financiare dhe ushtarake për vendin që prej më shumë se katër vitesh po përballet me pushtimin rus. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul u takua në New York me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, në takimin e parë dypalësh në këtë nivel mes dy vendeve prej vitesh.Takimi u zhvillua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe zgjati rreth 20 minuta. Në fund, dy ministrat shtrënguan duart. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ishte pala gjermane ajo që kërkoi takimin.Ky është takimi i parë mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Edhe pse zyrtarë gjermanë dhe rusë janë takuar në kuadër të aktiviteteve të ndryshme ndërkombëtare, deri tani nuk kishte pasur bisedime të drejtpërdrejta në këtë nivel.Biseda në New York vjen në një kohë kur po zhvillohen përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ende nuk është bërë e ditur se cilat çështje konkrete diskutuan Wadephul dhe Lavrov.Raportohet se pak ditë para takimit, Wadephul kishte paralajmëruar për rritjen e tensioneve dhe kishte akuzuar Rusinë për përshkallëzim të agresionit ndaj Evropës.Qeveria gjermane e ka bërë Moskën përgjegjëse edhe për një sulm të dyshuar me dron në aeroportin Leipzig/Halle dhe ka paralajmëruar masa të reja ndaj Rusisë. Moska i ka mohuar akuzat dhe ka paralajmëruar kundërmasa.Ndërkohë, Gjermania mbetet një nga mbështetësit kryesorë të Ukrainës në Evropë, duke ofruar ndihmë financiare dhe ushtarake për vendin që prej më shumë se katër vitesh po përballet me pushtimin rus. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…