BakriPo merrni zink për imunitetin? Kujdes, mund t’ju ulë bakrin pa e vërejtur
2 min čitanja
Bakri
Po merrni zink për imunitetin? Kujdes, mund t’ju ulë bakrin pa e vërejtur
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Problemi nuk vjen nga ushqimi i zakonshëm, por nga dozat e larta për javë ose muaj – dhe shtimi i bakrit “me hamendje” nuk është zgjidhjaZinku është ndër suplementet më të përdorura për imunitetin, lëkurën, flokët dhe gjatë periudhave me viroza. Por fakti që është mineral thelbësor nuk do të thotë se sa më shumë të merret, aq më mirë.Përdorimi i zgjatur i dozave të larta mund të pengojë përthithjen e bakrit, një mineral po aq i rëndësishëm për gjakun, sistemin nervor, metabolizmin e hekurit dhe funksionimin normal të imunitetit.Sipas Office of Dietary Supplements të Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetit (NIH), marrja e 50 mg zink ose më shumë në ditë për disa javë mund të pengojë përthithjen e bakrit, të ulë nivelin e tij në organizëm dhe madje të ndikojë negativisht në funksionin imunitar. Kufiri i sipërm i tolerueshëm për të rriturit është 40 mg zink në ditë nga të gjitha burimet, përveç rasteve kur doza më të larta përdoren nën mbikëqyrje mjekësore. Pse zinku dhe bakri “përplasen”Zinku merr pjesë në shumë procese: funksionimin e sistemit imunitar, shërimin e plagëve, sintezën e proteinave dhe ADN-së, rritjen e qelizave dhe shqisën e shijes e të nuhatjes.Problemi shfaqet kur merret në sasi të larta për kohë të gjatë. Në zorrë, zinku stimulon prodhimin e një proteine të quajtur metalotioneinë, e cila lidhet fort me bakrin. Si pasojë, më pak bakër kalon në qarkullimin e gjakut.Kjo është arsyeja pse preparatet me 25, 30 apo sidomos 50 mg zink nuk duhet të trajtohen si doza të zakonshme për përdorim të pakufizuar, transmeton Telegrafi. Çfarë ndodh kur bakri bie shumëBakri nevojitet për prodhimin e energjisë, metabolizmin e hekurit, formimin e indit lidhor, funksionimin e sistemit nervor dhe disa mekanizma mbrojtës të organizmit. NIH përcakton si sasi të rekomanduar për shumicën e të rriturve rreth 0,9 mg në ditë. Mungesa e theksuar e bakrit mund të shkaktojë anemi, ulje të neutrofileve, një lloj i qelizave të bardha të gjakut, si dhe probleme neurologjike. Mund të
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.