Foto: TelegrafiIz objave izvora
Të paktën 11 persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën në një shpërthim në një pikë kontrolli në Pakistanin verior.“Rreth mesditës, një kamikaz me bombë drejtoi një automjet të mbushur me eksplozivë në pikën e kontrollit, duke vrarë 11 persona”, tha Saifullah Khan, një zyrtar policie në qytetin veriperëndimor pakistanez të Dera Ismail Khan.Sipas këtij burimi, pika specifike e kontrollit që ndodhet në Darazida përdoret bashkërisht nga policia, ushtria dhe doganat.Një zëdhënës i shërbimeve të shpëtimit, Bilal Faizi, tha se “deri më tani janë identifikuar 11 të vdekur dhe 18 të plagosur”. Një burim tjetër, foli për 30 të plagosur.Më 18 shtator, të paktën 31 persona, 16 prej tyre policë, u vranë në një shpërthim dhe sulm me armë zjarri në selinë e policisë në Kohat, një qytet me 220,000 banorë në provincën Khyber Pakhtunkhwa. Pakistani fajëson Afganistanin fqinj për rritjen e sulmeve në provincë, ku qeveria talebane mohon përfshirjenKëto akuza çuan në një përçarje dhe konflikt të armatosur midis dy vendeve. Pakistani bombardoi zonat përgjatë kufirit, duke pretenduar se po synonte kryengritësit që kishin ikur në territorin afgan. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.