PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Operacioni stuhiaHallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë nga apeli i tij mund t'i vlejë katërshes së UÇK-së?
2 min čitanja
Operacioni stuhia

Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë nga apeli i tij mund t'i vlejë katërshes së UÇK-së?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kosovë është rikthyer në vëmendje rasti i gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe mënyra se si një vendim dënues u përmbys në shkallën e apelit.Më shumë se një dekadë pasi u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, rasti i Gotovinës po rikujtohet si një shembull i një ndryshimi të rëndësishëm të vendimit gjyqësor në fazën e apelit. Megjithatë, ekspertët tërheqin vërejtjen se dy rastet kanë dallime të rëndësishme juridike dhe faktike.Gotovina ishte dënuar në shkallë të parë me 24 vjet burgim, ndërsa në vitin 2012, Dhoma e Apelit e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë e rrëzoi vendimin dhe e liroi atë.Një prej elementeve kryesore të betejës së mbrojtjes në atë rast ishte i ashtuquajturi “standardi prej 200 metrash”, i përdorur nga gjykata e shkallës së parë në vlerësimin e sulmeve me artileri gjatë operacionit “Stuhia” në vitin 1995.Payam Akhavan, i cili kishte qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Gotovinës, ka shpjeguar për Radio Evropa e Lirë se si ky element ndikoi në rrëzimin e arsyetimit të shkallës së parë.“Ishte fiks ajo premisë e gabuar që u bë baza e gjithë teorisë së ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Por e gjithë çështja ishte si një shtëpi prej letrash, dhe sapo u hoq letra e 200 metrave, u shemb e gjithë struktura”, ka thënë Akhavan.Kjo qasje çoi në përmbysjen e dënimeve ndaj Gotovinës dhe gjeneralit Mladen Markaç, duke e bërë procesin e apelit një prej shembujve të njohur të ndryshimit të një aktgjykimi të shkallës së parë në Tribunalin e Hagës.Dallimet mes rastit Gotovina dhe atij të ish-krerëve të UÇK-sëMegjithatë, paralelizmi mes dy rasteve ka kufizime. Ekspertët ligjorë dhe ushtarakë theksojnë se çështjet që janë shqyrtuar në procesin ndaj Gotovinës ndryshojnë nga ato që janë objekt i aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Jeffery H. Corn, ekspert ushtarak i angazhuar në rastin e Gotovin

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kosovë është rikthyer në vëmendje rasti i gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe mënyra se si një vendim dënues u përmbys në shkallën e apelit.Më shumë se një dekadë pasi u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, rasti i Gotovinës po rikujtohet si një shembull i një ndryshimi të rëndësishëm të vendimit gjyqësor në fazën e apelit. Megjithatë, ekspertët tërheqin vërejtjen se dy rastet kanë dallime të rëndësishme juridike dhe faktike.Gotovina ishte dënuar në shkallë të parë me 24 vjet burgim, ndërsa në vitin 2012, Dhoma e Apelit e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë e rrëzoi vendimin dhe e liroi atë.Një prej elementeve kryesore të betejës së mbrojtjes në atë rast ishte i ashtuquajturi “standardi prej 200 metrash”, i përdorur nga gjykata e shkallës së parë në vlerësimin e sulmeve me artileri gjatë operacionit “Stuhia” në vitin 1995.Payam Akhavan, i cili kishte qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Gotovinës, ka shpjeguar për Radio Evropa e Lirë se si ky element ndikoi në rrëzimin e arsyetimit të shkallës së parë.“Ishte fiks ajo premisë e gabuar që u bë baza e gjithë teorisë së ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Por e gjithë çështja ishte si një shtëpi prej letrash, dhe sapo u hoq letra e 200 metrave, u shemb e gjithë struktura”, ka thënë Akhavan.Kjo qasje çoi në përmbysjen e dënimeve ndaj Gotovinës dhe gjeneralit Mladen Markaç, duke e bërë procesin e apelit një prej shembujve të njohur të ndryshimit të një aktgjykimi të shkallës së parë në Tribunalin e Hagës.Dallimet mes rastit Gotovina dhe atij të ish-krerëve të UÇK-sëMegjithatë, paralelizmi mes dy rasteve ka kufizime. Ekspertët ligjorë dhe ushtarakë theksojnë se çështjet që janë shqyrtuar në procesin ndaj Gotovinës ndryshojnë nga ato që janë objekt i aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Jeffery H. Corn, ekspert ushtarak i angazhuar në rastin e Gotovin

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…