Skip to comments
Događaj u razvoju
Turqia

Erdogan thumbon Netanyahun: Kriminelët e luftës i përkasin gjykatave, jo OKB-së

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër për fjalimet e mbajtura në Asamblenë e OKB-së, duke mos e cituar drejtpërdrejt kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se “kriminelët e luftës” i përkasin gjykatave dhe jo skenës së OKB-së.Ai shtoi gjithashtu se ata që kryejnë gjenocid duhet të mbahen përgjegjës.“Kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në podiumin e OKB-së, por në sallat e gjyqit, ku do të mbahen përgjegjës për krimet që kanë kryer dhe gjakun që kanë derdhur”, tha më tej Erdogan, gjatë ceremonisë së mbylljes së Panairit të 21-të Ndërkombëtar të Tregtisë MUSIAD EXPO dhe Forumit të 29-të Ndërkombëtar të Biznesit në Stamboll.“Nëse ata që kryejnë gjenocid nuk mbahen përgjegjës para drejtësisë dhe historisë, të njëjtat mizori do të përsëriten”, paralajmëroi ai.Erdogan përsëriti mbështetjen e Turqisë për palestinezët, duke thënë: “Populli palestinez nuk është vetëm dhe as i braktisur. Motrat dhe vëllezërit tanë në Gaza nuk janë vetëm në luftën e tyre për të drejta dhe drejtësi”.“Ne do të vazhdojmë, me sa më shumë që të jetë e mundur, të themi të vërtetën dhe të bëhemi zëri i të shtypurve”, shtoi ai.Erdogan tha gjithashtu se rajoni më i gjerë, me Turqinë në epiqendër, po përjeton një “stuhi të përsosur krizash”, ndërsa sistemi global është në një rrugë pa krye sa i përket “legjitimitetit, përfaqësimit dhe drejtësisë”.Kujtohet se të enjten e kaluar, ndërsa po fillonte fjalimi i kryeministrit izraelit në OKB, dhjetëra diplomatë lanë sallën e Asamblesë së Përgjithshme. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Erdogan thumbon Netanyahun: Kriminelët e luftës i përkasin gjykatave, jo OKB-sëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...