Fino houndKy qen i rrallë sapo ka hyrë në hartën ndërkombëtare të racave, por instinkti i tij i gjuetisë nuk lë vend për pakujdesi
2 min čitanja
Fino hound
Ky qen i rrallë sapo ka hyrë në hartën ndërkombëtare të racave, por instinkti i tij i gjuetisë nuk lë vend për pakujdesi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
I dashur me familjen, i palodhur në terren dhe me nuhatje të jashtëzakonshme – problemi nis kur kap një gjurmë që i duket më interesante se zëri juajKolumbiani Fino Hound, i njohur me emrin origjinal Sabueso Fino Colombiano, është një qen me instinkt shumë të fortë gjuetie, nuhatje të zhvilluar dhe qëndrueshmëri të madhe fizike, por njëkohësisht edhe tepër i lidhur me njerëzit me të cilët jeton.Raca është zhvilluar për më shumë se dy shekuj në zona të ndryshme të Kolumbisë, ku këta qen shoqëronin gjuetarët në terrene dhe kushte klimatike shumë të ndryshme. Federata Ndërkombëtare Kinologjike, FCI, e njohu përkohësisht më 11 shkurt 2026 dhe e klasifikoi mes qenve ndjekës të gjahut.Paraardhësit e saj ishin qen ndjekës, por edhe disa qen tregues të ardhur nga Evropa, Britania e Madhe dhe Amerika e Veriut. Përmes kryqëzimeve dhe përshtatjes së gjatë me kushtet lokale u krijua një qen i aftë të ndjekë gjahun për kilometra të tërë.Një pamje që nuk ngatërrohet lehtëFino Hound është qen mesatar deri i madh, me trup drejtkëndor dhe bisht të gjatë. Një nga tiparet më të dallueshme janë veshët shumë të gjatë, të cilët duhet të arrijnë të paktën deri te maja e hundës.Raca ekziston në dy përmasa. Varianti standard është 45 deri në 50 centimetra i lartë dhe peshon 15 deri në 25 kilogramë, ndërsa varianti më i madh arrin 51 deri në 58 centimetra dhe mund të peshojë deri në 35 kilogramë.Ka variante me qime të shkurtra dhe të lëmuara, por edhe me qime më të ashpra e më të dendura. Lejohen nuanca të së kuqes, së zezës, kafes dhe grisë, me ose pa shenja të bardha, transmeton Telegrafi. Kur nuhatja merr kontrollinNë shtëpi mund të jetë i dashur, i afërt dhe miqësor, por në terren shfaq natyrën për të cilën është krijuar.Kur kap një aromë interesante, mund të përqendrohet aq shumë te gjurma sa të mos reagojë menjëherë ndaj thirrjes së pronarit. Pikërisht për këtë arsye, jashtë një hapësire të sigurt nuk është mirë të mbështeteni vetëm te bindja e tij.Një qen ndjekës që niset pas një gjur
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.