Bishti i flokëveNjë model i thjeshtë flokësh po pushton skenën dhe po ndryshon rregullat e sezonit
2 min čitanja
Bishti i flokëve
Një model i thjeshtë flokësh po pushton skenën dhe po ndryshon rregullat e sezonit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Eleganca e re nuk kërkon as volum, as përpjekje të dukshme – mjafton një detaj i vendosur më poshtë se zakonishtPak modele flokësh shkaktojnë aq shumë mendime të ndara sa bishti i ulët. Por, nëse u referohemi pamjeve që dominuan këtë sezon në Javën e Modës në Nju-Jork, një gjë është e qartë: ky model është rikthyer fuqishëm.Dhe këtë herë nuk vjen vetëm në një formë.Trendi u shfaq fillimisht në sfilatën e Cult Gaia, ku modelet ecën mes një shiu petalesh me flokët të mbledhur në një variant të ulët, të quajtur “Infinite Knot”. Stilisti Karim Belghiran, i cili përdori produkte Tresemmé dhe fije shtesë flokësh, krijoi një pamje që dukej njëkohësisht e lirshme dhe e menduar deri në detaje. Foto: Dave Kotinsky/Getty Images Një ditë më vonë, në sfilatën e TWP, stilisti Joey George prezantoi modelin që e quajti “The Fold”. Pasi u dha formë flokëve, ai i tërhoqi prapa dhe i fiksoi me një kapëse bronzi, duke krijuar një variant jashtëzakonisht të ulët dhe të lirshëm.Frymëzimi i tij erdhi nga artistja dhe piktorja Georgia O’Keeffe.“Flokët pasqyrojnë stilin minimalist të Georgias. Ideja ishte të dukeshin të lirshëm, të përmbajtur, por njëkohësisht skulpturorë”, shpjegoi George. Foto: Acielle / StyleDuMondeEdhe në sfilatën e Tory Burch, ku frymëzimi i koleksionit ishte “kënaqësia e të veshurit”, flokët ndoqën të njëjtën frymë të thjeshtësisë së sofistikuar.Guido Palau zgjodhi një ndarje të pastër në mes, ndërsa flokët u lidhën më poshtë me një elastik të zi, pa asnjë element të tepërt.Në atë pikë u bë e qartë se nuk bëhej më fjalë për një rastësi, por për një prirje që po përsëritej në disa pasarela.“Jam shumë e dhënë pas bishtit të ulët për momentin”, tha stilistja e flokëve dhe profesionistja e Aveda, Antoinette Beenders, në prapaskenën e sfilatës së Maria McManus.Sipas saj, flokët mund të lidhen në mënyrë klasike, të krijojnë një formë të lirshme ose edhe të bëhen nyjë. Pamja të kujton deri diku të ashtuquajturin “Olsen Tuck”, një stil i njohur në botën e modës, ku flokët fut
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.