PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Pthp-maqedoniKërkohet paraburgim për inspektoren e AUV-së, kërkoi 250 euro ryshfet për të “mbyllur sytë” ndaj parregullsive në një kompani
2 min čitanja
Pthp-maqedoni

Kërkohet paraburgim për inspektoren e AUV-së, kërkoi 250 euro ryshfet për të “mbyllur sytë” ndaj parregullsive në një kompani

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një inspektore e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV-së) dyshohet se ka kërkuar dhe marrë 250 euro ryshfet për të mbyllur sytë ndaj parregullsive në një objekt. Sipas Prokurorisë, 42-vjeçarja, gjatë periudhës 17–25 shtator, nga drejtuesi i një kompanie ka marrë paratë në këmbim të përgatitjes së një procesverbali ku do të konstatonte se kishte kryer kontroll dhe se në objekt nuk kishte parregullsi.“Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, sipas nenit 357, paragrafi 1 të Kodit Penal. E dyshuara, 42-vjeçare, e punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, në cilësinë e personit zyrtar – inspektore e ushqimit, gjatë periudhës nga 17 deri më 25 shtator, ka kërkuar dhe ka pranuar 250 euro ryshfet nga drejtuesi i një personi juridik. Në këmbim, ajo duhej të përgatiste një procesverbal ku do të konstatonte se kishte kryer mbikëqyrje inspektuese dhe se nuk kishte parregullsi në punën e objektit, përkatësisht se ai i kishte respektuar të gjitha procedurat e nevojshme për punë. Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë që e dyshuara të ndikojë te i dëmtuari dhe në dëshminë e tij, si dhe mundësisë që, duke shfrytëzuar pozitën e saj si inspektore, të përsërisë veprën të cilën nuk duhej ta kryente, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit“, thonë nga Prokuroria.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një inspektore e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV-së) dyshohet se ka kërkuar dhe marrë 250 euro ryshfet për të mbyllur sytë ndaj parregullsive në një objekt. Sipas Prokurorisë, 42-vjeçarja, gjatë periudhës 17–25 shtator, nga drejtuesi i një kompanie ka marrë paratë në këmbim të përgatitjes së një procesverbali ku do të konstatonte se kishte kryer kontroll dhe se në objekt nuk kishte parregullsi.“Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, sipas nenit 357, paragrafi 1 të Kodit Penal. E dyshuara, 42-vjeçare, e punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, në cilësinë e personit zyrtar – inspektore e ushqimit, gjatë periudhës nga 17 deri më 25 shtator, ka kërkuar dhe ka pranuar 250 euro ryshfet nga drejtuesi i një personi juridik. Në këmbim, ajo duhej të përgatiste një procesverbal ku do të konstatonte se kishte kryer mbikëqyrje inspektuese dhe se nuk kishte parregullsi në punën e objektit, përkatësisht se ai i kishte respektuar të gjitha procedurat e nevojshme për punë. Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë që e dyshuara të ndikojë te i dëmtuari dhe në dëshminë e tij, si dhe mundësisë që, duke shfrytëzuar pozitën e saj si inspektore, të përsërisë veprën të cilën nuk duhej ta kryente, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit“, thonë nga Prokuroria.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…