PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lamine yamal“E dinim që nuk mund të na shënonin”, Lamine Yamal rrëfehet për finalen e Botërorit 2026
2 min čitanja
Lamine yamal

“E dinim që nuk mund të na shënonin”, Lamine Yamal rrëfehet për finalen e Botërorit 2026

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Lamine Yamal ka rrëfyer prapaskenat e finales së Botërorit 2026, ku Spanja mposhti Argjentinën për t’u shpallur kampione e botës.Sulmuesi i Barcelonës zbuloi se spanjollët ishin të bindur se Argjentina nuk do të arrinte të shënonte pas përjashtimit të Enzo Fernandezit.“E dinim se ishte e pamundur që ata të shënonin dhe, me topin në këmbët tona ndaj një skuadre me 10 lojtarë, ishte shumë e vështirë që ne të mos shënonim”.Yamal foli edhe për mënyrën se si tenton t’i çorientojë mbrojtësit kundërshtarë, duke treguar se si e përdori këtë strategji edhe në aksionin që parapriu golin e Ferran Torresit.“Një mbrojtës i krahut do të ketë një trajner që i thotë: ‘Në rregull, Lamine, ai bën këtë...’. Unë e mendoj atë si një robot që përpiqet të më ndalojë”. “Robotët mund të jenë pothuajse perfektë, por një njeri ka diçka që roboti nuk e ka. Futbolli është mekanizuar, por ka lojtarë si unë, Pedri dhe shumë të tjerë që kanë atë shkëndijën e veçantë”.Yamal zbuloi se është frymëzuar edhe nga Neymar dhe lëvizjet e tij karakteristike.“Është një lëvizje tipike e Neymarit kur ndalet, bën sikur do të shkojë në një drejtim dhe pastaj shkon në tjetrin. Kam parë shumë video të tij. Përpiqem të luaj me kundërshtarët, që ata të mos mund të më mekanizojnë dhe të mos e dinë se ku do të shkoj”.Në finale, Yamal kujtoi tre aksione brenda disa minutave, ku përballë tij ishte mbrojtësi i Argjentinës, ndërsa Alexis Mac Allister i afrohej vazhdimisht për ta ndihmuar.“Më kujtohen tri aksione në minutat 60, 70 dhe 80, përafërsisht, kur e provova mbrojtësin e krahut. Çdo herë, Mac Allister vinte për ta ndihmuar”. “Po të doja vërtet të shkoja kundër mbrojtësit, do të kisha shpejtuar. Por këtë herë shkova më ngadalë, duke e mbajtur topin, në mënyrë që Mac Allister të kishte kohë të vinte, Pedro Porro të arrinte pas meje dhe unë ta ktheja topin”.Nga ai aksion erdhi edhe goli vendimtar i Ferran Torresit.“E dinim se Ferrani kishte nevojë për të. Në fakt, të gjithë kanë nevojë për një gol në një finale të Bot

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Lamine Yamal ka rrëfyer prapaskenat e finales së Botërorit 2026, ku Spanja mposhti Argjentinën për t’u shpallur kampione e botës.Sulmuesi i Barcelonës zbuloi se spanjollët ishin të bindur se Argjentina nuk do të arrinte të shënonte pas përjashtimit të Enzo Fernandezit.“E dinim se ishte e pamundur që ata të shënonin dhe, me topin në këmbët tona ndaj një skuadre me 10 lojtarë, ishte shumë e vështirë që ne të mos shënonim”.Yamal foli edhe për mënyrën se si tenton t’i çorientojë mbrojtësit kundërshtarë, duke treguar se si e përdori këtë strategji edhe në aksionin që parapriu golin e Ferran Torresit.“Një mbrojtës i krahut do të ketë një trajner që i thotë: ‘Në rregull, Lamine, ai bën këtë...’. Unë e mendoj atë si një robot që përpiqet të më ndalojë”. “Robotët mund të jenë pothuajse perfektë, por një njeri ka diçka që roboti nuk e ka. Futbolli është mekanizuar, por ka lojtarë si unë, Pedri dhe shumë të tjerë që kanë atë shkëndijën e veçantë”.Yamal zbuloi se është frymëzuar edhe nga Neymar dhe lëvizjet e tij karakteristike.“Është një lëvizje tipike e Neymarit kur ndalet, bën sikur do të shkojë në një drejtim dhe pastaj shkon në tjetrin. Kam parë shumë video të tij. Përpiqem të luaj me kundërshtarët, që ata të mos mund të më mekanizojnë dhe të mos e dinë se ku do të shkoj”.Në finale, Yamal kujtoi tre aksione brenda disa minutave, ku përballë tij ishte mbrojtësi i Argjentinës, ndërsa Alexis Mac Allister i afrohej vazhdimisht për ta ndihmuar.“Më kujtohen tri aksione në minutat 60, 70 dhe 80, përafërsisht, kur e provova mbrojtësin e krahut. Çdo herë, Mac Allister vinte për ta ndihmuar”. “Po të doja vërtet të shkoja kundër mbrojtësit, do të kisha shpejtuar. Por këtë herë shkova më ngadalë, duke e mbajtur topin, në mënyrë që Mac Allister të kishte kohë të vinte, Pedro Porro të arrinte pas meje dhe unë ta ktheja topin”.Nga ai aksion erdhi edhe goli vendimtar i Ferran Torresit.“E dinim se Ferrani kishte nevojë për të. Në fakt, të gjithë kanë nevojë për një gol në një finale të Bot

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…