Foto: TelegrafiIz objave izvora
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një numër projektligjesh dhe vendimesh në fusha të ndryshme, përfshirë drejtësinë, energjinë, ekonominë dhe administratën publike.Ndër projektligjet e miratuara është ai për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me të cilin synohet themelimi dhe përcaktimi i kompetencave të kësaj byroje, si dhe rregullimi i procedurave për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i cili përcakton rregullat për rekrutimin, vlerësimin e performancës, kontrollin e integritetit dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.Po ashtu, është miratuar Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, që rregullon sistemin e përgjegjësisë disiplinore, procedurat, organet kompetente dhe masat disiplinore në rast të shkeljeve të detyrimeve profesionale.Në kuadër të reformave në drejtësi, Qeveria ka miratuar edhe projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë.Ky i fundit synon zhvillimin profesional të vazhdueshëm, cilësor dhe të standardizuar të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë të lidhur me sistemin e drejtësisë.Në sektorin e energjisë, janë miratuar Projektligji për Energjinë dhe Projektligji për Energjinë Elektrike. Sipas Qeverisë, këto projektligje synojnë krijimin e rregullave për një furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji, funksionimin e një tregu të hapur dhe konkurrues, mbrojtjen e konsumatorëve dhe integrimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë.Në mbledhje është miratuar edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Proj
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.