PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ZjarrfikësitTym mbi Tetovë pas zjarrit në varrezën e makinave, banorëve u kërkohet të mbyllin dritaret
2 min čitanja
Zjarrfikësit

Tym mbi Tetovë pas zjarrit në varrezën e makinave, banorëve u kërkohet të mbyllin dritaret

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Zjarri që shpërtheu sot pasdite në Tetovë ka ndodhur në një varrezë makinash, ku janë përfshirë goma, akumulatorë dhe pjesë plastike të automjeteve. Zjarr në Tetovë, në afërsi të një pike të karburantit Zjarrfikësit thonë se një pikë karburanti pranë vendit të zjarrit është siguruar dhe aktualisht nuk ka rrezik për të.“Ky është një zjarr i përmasave pak më të mëdha sepse brenda zjarrit digjen goma por edhe gjëra tjera që përmban një makinë. Kuptohet që kemi edhe shpërthime brenda zjarrit shkaku i akumulatorëve të ndryshëm që digjen në këtë varrezë makinash. Pompa e benzinës është e siguruar, sepse ka rreth saj zjarrfikës që vlerësojnë situatën por deri tani nuk ka rrezik”, tha Avni Ameti shef i NJTKZ Tetovë.Në vendngjarje ka dalë edhe Inspektorati Komunal i Mjedisit, i cili po heton nëse zjarri ka shkaktuar ndotje të ambientit. Pas analizave, autoritetet paralajmërojnë masa ndaj pronarëve, nëse konstatohen shkelje të ligjit.“Ne si inspektorat komunal momentalisht jemi në vendngjarje ku ndodh zjarri dhe së bashku me inspektorët e ambientit do e inspektojmë nvendin dhe do bëjmë analizat nëse ka ndotje nga zjarri. Në fund pasi të marrim analizat e duhura do marrim masat e mëtejme në bazë të Ligjit”, theksoi Armend Salihi, shef i inspektoratit komunal.Për shkak të materialeve të gomës dhe mbetjeve të tjera që digjen, si dhe tymit të madh që është përhapur mbi Tetovë, Inspektorati dhe zjarrfikësit u rekomandojnë banorëve të lagjes t’i mbajnë dritaret të mbyllura. Rekomandimi vlen deri në pastrimin e ndotjes.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Zjarri që shpërtheu sot pasdite në Tetovë ka ndodhur në një varrezë makinash, ku janë përfshirë goma, akumulatorë dhe pjesë plastike të automjeteve. Zjarr në Tetovë, në afërsi të një pike të karburantit Zjarrfikësit thonë se një pikë karburanti pranë vendit të zjarrit është siguruar dhe aktualisht nuk ka rrezik për të.“Ky është një zjarr i përmasave pak më të mëdha sepse brenda zjarrit digjen goma por edhe gjëra tjera që përmban një makinë. Kuptohet që kemi edhe shpërthime brenda zjarrit shkaku i akumulatorëve të ndryshëm që digjen në këtë varrezë makinash. Pompa e benzinës është e siguruar, sepse ka rreth saj zjarrfikës që vlerësojnë situatën por deri tani nuk ka rrezik”, tha Avni Ameti shef i NJTKZ Tetovë.Në vendngjarje ka dalë edhe Inspektorati Komunal i Mjedisit, i cili po heton nëse zjarri ka shkaktuar ndotje të ambientit. Pas analizave, autoritetet paralajmërojnë masa ndaj pronarëve, nëse konstatohen shkelje të ligjit.“Ne si inspektorat komunal momentalisht jemi në vendngjarje ku ndodh zjarri dhe së bashku me inspektorët e ambientit do e inspektojmë nvendin dhe do bëjmë analizat nëse ka ndotje nga zjarri. Në fund pasi të marrim analizat e duhura do marrim masat e mëtejme në bazë të Ligjit”, theksoi Armend Salihi, shef i inspektoratit komunal.Për shkak të materialeve të gomës dhe mbetjeve të tjera që digjen, si dhe tymit të madh që është përhapur mbi Tetovë, Inspektorati dhe zjarrfikësit u rekomandojnë banorëve të lagjes t’i mbajnë dritaret të mbyllura. Rekomandimi vlen deri në pastrimin e ndotjes.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…