Foto: TelegrafiIz objave izvora
Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë në Athinë u shemb pas një shpërthimi.Ngjarja ndodhi në zonën e Plakës, në kryeqytetin grek. Në ndërtesë po qëndronin katër turistë amerikanë në katin e parë, ndërsa në katin e dytë jetonin një çift – një 78-vjeçar britanik dhe një 77-vjeçare greke. Procesi i identifikimit zyrtar të viktimave është ende në vijim.Ekipet e zjarrfikësve kanë nisur të përfundojnë operacionin e kërkim-shpëtimit, pas disa orësh punë në rrënoja.Rreth 30 zjarrfikës, të mbështetur nga gjashtë automjete dhe tre qen të trajnuar posaçërisht, morën pjesë në kërkime. Ekipet e shpëtimit përdorën gjithashtu geofonë për të kontrolluar nëse kishte persona të bllokuar nën rrënoja, si dhe kamera speciale për të lokalizuar hapësirat ku mund të ndodheshin viktima.Raportohet se shpërthimi shkaktoi dëme edhe në ndërtesat dhe automjetet përreth.Dy gra u nxorën nga një ndërtesë pranë vendngjarjes dhe u transportuan në spital. Një person tjetër pësoi lëndime të lehta si pasojë e copëzave të hedhura nga shpërthimi.Ndërkohë, autoritetet po hetojnë shkaqet e shpërthimit. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.