Cillian murphyJennifer Lopez sjell stilin e Thomas Shelby në sfilatën e Dolce & Gabbana
2 min čitanja
Cillian murphy
Jennifer Lopez sjell stilin e Thomas Shelby në sfilatën e Dolce & Gabbana
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen në Javën e Modës në Milano, ku u shfaq në sfilatën e Dolce & Gabbana me një pamje që të kujtonte personazhin Thomas Shelby nga Peaky Blinders.Këngëtarja dhe aktorja 57-vjeçare zgjodhi një kostum të zi të qepur me porosi, të cilin e kombinoi me një kapelë të stilit baker boy dhe një broshë të madhe në jakë. Me këtë paraqitje, Lopez la pas veshjet e saj më glamuroze dhe solli një stil më klasik e të guximshëm, shkruan DailyMail. Lopez ka prej vitesh një marrëdhënie të ngushtë profesionale dhe miqësore me shtëpinë italiane të modës Dolce & Gabbana. Ajo ishte një prej emrave të njohur që morën pjesë në sfilatën e markës gjatë Javës së Modës në Milano, e cila do të përfundojë më 28 shtator. Krahas angazhimeve në modë, Jennifer është fokusuar së fundmi edhe te forma fizike. Ajo ka treguar se në rutinën e saj përfshin veçanërisht stërvitjen me pesha, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe ndërtimit të masës muskulore me kalimin e moshës.Lopez ka shpjeguar se programi i saj i stërvitjes është bërë më efikas, me seanca të shkurtra por intensive. Sipas saj, ushtrimet me pesha janë veçanërisht të rëndësishme për ruajtjen e muskujve, pasi masa muskulore ka tendencë të ulet me kalimin e viteve. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.