PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mtv video music awards'MTV Video Music Awards 2026' vjen në Los Angeles: Historia 42 vjeçare e spektaklit dhe shqiptarja Bebe Rexha që synon trofeun këtë vit
2 min čitanja
Mtv video music awards

'MTV Video Music Awards 2026' vjen në Los Angeles: Historia 42 vjeçare e spektaklit dhe shqiptarja Bebe Rexha që synon trofeun këtë vit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Për më shumë se katër dekada, një astronaut i vogël me flamurin e MTV-së në dorë është shndërruar në një nga trofetë më të njohura të kulturës pop.Madonna, Michael Jackson, Britney Spears, Beyoncé, Lady Gaga, Rihanna e Taylor Swift janë vetëm disa prej artistëve që gjatë viteve kanë ngjitur shkallët e skenës së MTV Video Music Awards për ta marrë atë.Por VMA-të kanë qenë gjithmonë shumë më tepër sesa një ceremoni ku ndahen çmime për videoklipet më të mira.Në skenën e tyre janë zhvilluar disa prej performancave më të famshme të muzikës moderne, janë krijuar momente që kanë mbetur pjesë e historisë së televizionit dhe janë nisur polemika që vazhdojnë të kujtohen edhe dekada më vonë.Të dielën, më 27 shtator, MTV Video Music Awards rikthehet me edicionin e vitit 2026, ndërsa këtë herë në garën për astronautin e famshëm është edhe një emër me prejardhje shqiptare: Bebe Rexha.Por si lindi VMA dhe pse fituesit e një prej çmimeve më të njohura të muzikës marrin në shtëpi pikërisht një astronaut?Kur videoklipi u bë po aq i rëndësishëm sa kënga Cyndi Lauper në 'MTV Video Music Awards 1984' (Foto: AP Photo/G Paul Burnett)Për të kuptuar lindjen e MTV Video Music Awards duhet të kthehemi në fillimin e viteve '80.MTV kishte nisur transmetimin në Shtetet e Bashkuara më 1 gusht 1981 dhe koncepti i tij ishte revolucionar për kohën: një kanal televiziv i ndërtuar rreth muzikës dhe, mbi të gjitha, videoklipeve.Në një periudhë relativisht të shkurtër, MTV ndryshoi mënyrën se si muzika konsumohej. Nuk mjaftonte më vetëm një këngë e mirë. Imazhi i artistit, estetika, moda, koreografia dhe historia e treguar përmes videos po bëheshin pjesë e pandashme e suksesit të një kënge.Tri vjet pas lansimit të kanalit, MTV krijoi ceremoninë e vet të çmimeve.Edicioni i parë i MTV Video Music Awards u mbajt më 14 shtator 1984 në Radio City Music Hall në New York, me Bette Midler dhe Dan Aykroyd në rolin e prezantuesve.Në atë mbrëmje, The Cars fituan çmimin kryesor, Video of the Year, me “You Might Thi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Për më shumë se katër dekada, një astronaut i vogël me flamurin e MTV-së në dorë është shndërruar në një nga trofetë më të njohura të kulturës pop.Madonna, Michael Jackson, Britney Spears, Beyoncé, Lady Gaga, Rihanna e Taylor Swift janë vetëm disa prej artistëve që gjatë viteve kanë ngjitur shkallët e skenës së MTV Video Music Awards për ta marrë atë.Por VMA-të kanë qenë gjithmonë shumë më tepër sesa një ceremoni ku ndahen çmime për videoklipet më të mira.Në skenën e tyre janë zhvilluar disa prej performancave më të famshme të muzikës moderne, janë krijuar momente që kanë mbetur pjesë e historisë së televizionit dhe janë nisur polemika që vazhdojnë të kujtohen edhe dekada më vonë.Të dielën, më 27 shtator, MTV Video Music Awards rikthehet me edicionin e vitit 2026, ndërsa këtë herë në garën për astronautin e famshëm është edhe një emër me prejardhje shqiptare: Bebe Rexha.Por si lindi VMA dhe pse fituesit e një prej çmimeve më të njohura të muzikës marrin në shtëpi pikërisht një astronaut?Kur videoklipi u bë po aq i rëndësishëm sa kënga Cyndi Lauper në 'MTV Video Music Awards 1984' (Foto: AP Photo/G Paul Burnett)Për të kuptuar lindjen e MTV Video Music Awards duhet të kthehemi në fillimin e viteve '80.MTV kishte nisur transmetimin në Shtetet e Bashkuara më 1 gusht 1981 dhe koncepti i tij ishte revolucionar për kohën: një kanal televiziv i ndërtuar rreth muzikës dhe, mbi të gjitha, videoklipeve.Në një periudhë relativisht të shkurtër, MTV ndryshoi mënyrën se si muzika konsumohej. Nuk mjaftonte më vetëm një këngë e mirë. Imazhi i artistit, estetika, moda, koreografia dhe historia e treguar përmes videos po bëheshin pjesë e pandashme e suksesit të një kënge.Tri vjet pas lansimit të kanalit, MTV krijoi ceremoninë e vet të çmimeve.Edicioni i parë i MTV Video Music Awards u mbajt më 14 shtator 1984 në Radio City Music Hall në New York, me Bette Midler dhe Dan Aykroyd në rolin e prezantuesve.Në atë mbrëmje, The Cars fituan çmimin kryesor, Video of the Year, me “You Might Thi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…