Skip to comments
Događaj u razvoju
Kombëtarja e austrisë

Austri – Kosovë nën masa të rrepta sigurie, policia vendos rregulla të veçanta për tifozët

Masa të shtuara sigurie do të zbatohen të dielën në Vjenë, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Austrisë dhe Kosovës, që zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel”.Sipas mediumit austriak 5 Minuten, Drejtoria e Policisë së Vjenës ka vendosur krijimin e një zone të gjerë sigurie rreth stadiumit, e cila do të jetë në fuqi nga ora 10:00 deri në 22:00. Për tifozët priten kontrolle të rrepta, ndaj autoritetet u bëjnë thirrje të lënë kohë shtesë për hyrjen në stadium.Zona e sigurisë nuk do të kufizohet vetëm në hapësirën përreth “Ernst Happel”, por do të përfshijë edhe pjesë të Krieau, Olympiaplatz, Stadioncenter, zonën e Stadionbad dhe Hauptallee. Brenda kësaj zone, policia do të ketë kompetenca të veçanta për të larguar persona për të cilët ekzistojnë dyshime se mund të kryejnë akte dhune dhe për t’u ndaluar hyrjen në zonë.Personat që shkelin ndalimin e hyrjes mund të përballen me gjobë deri në 1,000 euro, ndërsa në rast përsëritjeje gjoba mund të arrijë deri në 4,600 euro. Në pamundësi të pagesës, parashikohet edhe dënim zëvendësues me burgim deri në katër javë. Masa të rrepta do të zbatohen edhe në hyrje të stadiumit. Tifozët duhet të pranojnë kontrollin e rrobave dhe çantave të tyre, ndërsa refuzimi i kontrollit nënkupton përjashtimin nga stadiumi. Sipas mediumit, ky përjashtim mund të zbatohet edhe me forcë nëse është e nevojshme.Një detaj i rëndësishëm për mbajtësit e biletave është se personat të cilëve u refuzohet hyrja për shkak të mospranimit të kontrollit nuk kanë të drejtë për kompensim të çmimit të biletës nga qeveria federale.Ndeshja Austri-Kosovë zhvillohet të dielën, më 27 shtator, në stadiumin “Ernst Happel”, me fillim nga ora 19:00./Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Austri – Kosovë nën masa të rrepta sigurie, policia vendos rregulla të veçanta për tifozëtFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...