Dakota johnsonNë rrjetet sociale po diskutohet nëse Dakota Johnson i është bërë ndonjë gjë në fytyrë: Ajo nuk duket si vetvetja
2 min čitanja
Dakota johnson
Në rrjetet sociale po diskutohet nëse Dakota Johnson i është bërë ndonjë gjë në fytyrë: Ajo nuk duket si vetvetja
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pas disa paraqitjeve të saj të fundit në publik, pamja e aktores së njohur Dakota Johnson është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale.Disa përdorues kanë nisur të spekulojnë se aktorja mund t’i jetë nënshtruar ndërhyrjeve estetike, megjithëse për një gjë të tillë nuk ka asnjë konfirmim nga vetë Johnson.36-vjeçarja aktualisht po promovon filmin thriller psikologjik “Verity”, ku luan përkrah Anne Hathaway. Gjatë turneut promovues, i cili përfshiu edhe një realizim për revistën Vogue dhe premierën e filmit në Londër, fansat kanë krahasuar fotografitë e saj të fundit me paraqitjet e mëhershme.Vëmendjen më të madhe e ka tërhequr pamja e fytyrës së aktores, veçanërisht sytë, të cilët në fotografitë e reja disa përdorues i kanë konsideruar ndryshe nga më parë. Disa prej tyre kanë pretenduar se qepallat e saj duken më të ngritura në krahasim me fotografitë e vjetra.“Duket se nuk i ngjan më vetes”, shkroi një përdorues në rrjetin social X.“Pse dikush që tashmë është e bukur do të dëshironte të bëhej e panjohshme?”, komentoi një tjetër.Të tjerë kanë shkruar se Johnson “nuk duket aspak si në fillimet e karrierës”, ndërsa një pjesë e komentuesve kanë shprehur hapur mendimin se pamja e saj ka ndryshuar ndjeshëm.Disa fansa e kanë krahasuar gjithashtu pamjen e saj me atë të babait, aktorit Don Johnson, i njohur veçanërisht për rolin në serialin “Miami Vice”.Megjithatë, jo të gjithë i janë bashkuar këtyre spekulimeve. Disa përdorues kanë theksuar se ndryshimi në pamje mund të jetë rezultat i grimit, modelit të flokëve apo këndit të fotografimit. “Dakota Johnson vetëm ka shkurtuar balluket dhe menjëherë nisën spekulimet për ndërhyrje plastike”, shkroi një përdorues.Një pjesë e komentuesve kanë shkuar më tej, duke spekuluar se aktorja mund të ketë kryer blefaroplastikë të sipërme, një ndërhyrje kirurgjikale që përfshin heqjen e lëkurës së tepërt nga qepallat.Megjithatë, këto mbeten vetëm pretendime të përdoruesve në rrjetet sociale dhe nuk janë konfirmuar nga Dakota Johnson apo përf
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.