Kombëtarja e kosovës“Dardanët” zhvillojnë stërvitjen e fundit në Kosovë para udhëtimit drejt Austrisë
1 min čitanja
Kombëtarja e kosovës
“Dardanët” zhvillojnë stërvitjen e fundit në Kosovë para udhëtimit drejt Austrisë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj Austrisë në Vjenë.Në seancën e fundit para përballjes, Albian Hajdari dhe Edon Zhegrova janë stërvitur të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. Të dy futbollistët kanë zhvilluar vrapime të lehta, për shkak të shqetësimeve që kanë marrë nga ndeshja e kaluar.Pjesa tjetër e futbollistëve ka zhvilluar stërvitjen me intensitet të plotë dhe përkushtim maksimal, ndërsa fokusi kryesor ka qenë te përgatitjet për sfidën ndaj Austrisë.Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij janë përqendruar veçanërisht në aspektin taktik, duke punuar me futbollistët në detajet e planit të lojës dhe mënyrën se si “Dardanët” synojnë ta përballojnë ndeshjen e nesërme.Kosova vjen në këtë përballje pas fitores 1:0 ndaj Irlandës, ndërsa Austria e ka nisur këtë fazë me fitore ndaj Izraelit. Të dyja skuadrat kanë nga tri pikë dhe ndeshja në Vjenë pritet të ketë rëndësi të veçantë për vazhdimin e garës./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.