FskFSK dhe Ushtria Turke zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit
1 min čitanja
Fsk
FSK dhe Ushtria Turke zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë e Republikës së Turqisë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit Urban, Kërkim-Shpëtimit në Terrene Malore dhe Operacioneve K9.FSK thekson se trajnimi kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive profesionale të pjesëmarrësve, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ekipeve, si dhe shkëmbimin e përvojave praktike në operacionet e kërkim-shpëtimit.“Gjatë trajnimit u zhvilluan ushtrime teorike dhe praktike, duke përfshirë teknikat e kërkimit dhe shpëtimit në ndërtesa të dëmtuara, operacionet në terrene malore, përdorimin dhe angazhimin e qenve të kërkim-shpëtimit K9, si dhe procedurat e koordinimit dhe reagimit në situata emergjente.Ky trajnim kontribuoi në rritjen e kapaciteteve profesionale, gatishmërisë operacionale dhe ndërveprueshmërisë së ekipeve me partnerët në fushën e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.