Erblin osmaniMediumi i njohur gjerman i bën jehonë debutimit të Erblin Osmanit me Kosovën
2 min čitanja
Erblin osmani
Mediumi i njohur gjerman i bën jehonë debutimit të Erblin Osmanit me Kosovën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Talenti i Bayern Munichut, Erblin Osmani, ka shkruar historinë me Kombëtaren e Kosovës me debutimin e tij në Ligën e Kombeve, ndërsa paraqitja e 17-vjeçarit ka marrë jehonë edhe në mediat gjermane.Mediumi i njohur gjerman SPORT1 i ka kushtuar një artikull të veçantë debutimit të Osmanit, duke e cilësuar atë si një paraqitje historike. “Osmani është bërë futbollisti më i ri që ka luajtur ndonjëherë për Kombwtaren A të Kosovës”, shkruan medium gjerman.Osmani u aktivizua në minutën e 87-të të fitores 1-0 ndaj Irlandës, duke marrë kështu për herë të parë minuta me fanellën e Kosovës. Ai mesfushori priti deri në fund të ndeshjes për momentin e tij, para se përzgjedhësi Franco Foda ta thërriste për t’i dhënë udhëzimet e fundit para hyrjes në fushë.Me moshën 17 vjeç, katër muaj e pesë ditë, Osmani vendosi rekordin si debutuesi më i ri në historinë e Kosovës. Pas ndeshjes, talenti i Bayern Munichut e përshkroi debutimin si një ëndërr të realizuar, duke theksuar se gjithmonë kishte dëshiruar të luante për Kosovën. Bayern Munichu shkruan për debutimin e Erblin Osmanit me fanellën e Kosovës SPORT1 rikujton gjithashtu se Osmani kishte mundësinë të luante për Gjermaninë, pasi kishte zhvilluar ndeshje me përfaqësueset e grupmoshave të këtij shteti. Megjithatë, 17-vjeçari zgjodhi Kosovën. Talenti kosovar kishte bërë histori edhe më herët me Bayern Munichun. Në mars, ai debutoi në Bundesliga kundër Union Berlinit në moshën 16-vjeçare, duke u bërë njëri prej debutuesve më të rinj në historinë e klubit bavarez. Në korrik, Bayerni i ofroi Osmanit kontratë të parë afatgjatë, ndërsa aktualisht ai aktivizohet me ekipin U19 dhe skuadrën e dytë të klubit./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.