VetëaksidentVetëaksident në magjistralen Suharekë-Prizren, vdes pasagjeri 19-vjeçar, lëndohet drejtuesi i automjetit
2 min čitanja
Vetëaksident
Vetëaksident në magjistralen Suharekë-Prizren, vdes pasagjeri 19-vjeçar, lëndohet drejtuesi i automjetit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit kanë bërë të ditur se një 19-vjeçar, pasagjer ka vdekur në një vetëaksident në magjistralen Suharekë-Prizren, saktësisht në fshatin Lutogllavë, ndërsa drejtuesi i automjetit është lënduar. Rasti është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Më datën 26.09.2026, rreth orës 01:27, Policia është njoftuar se rreth orës 01:05, në fshatin Lutogllavë, në magjistralen Suharekë–Prizren, ka ndodhur një vetaksident trafiku.Sipas informatave të para dhe veprimeve fillestare hetimore, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit, mashkull rreth 19 vjeç, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe rrethanat e rrugës, e cila ishte e lagësht si pasojë e reshjeve të shiut. Me këtë rast, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili ka dalë jashtë rrugës.Si pasojë e aksidentit, pasagjeri, mashkull rreth 19 vjeç, nga fshati Piran i Prizrenit, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore”, tha Bytyçi.Zëdhënësi i Policisë theksoi se Njësitet përkatëse policore, së bashku me ekipet e emergjencës, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa i dyshuari është ndaluar në ndalim policor për 48 orë.Policia, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.