PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kombëtarja e hungarisëKartoni i kuq ndezi gjithçka, përleshje masive dhe kaos në fund të ndeshjes Hungari–Ukrainë
2 min čitanja
Kombëtarja e hungarisë

Kartoni i kuq ndezi gjithçka, përleshje masive dhe kaos në fund të ndeshjes Hungari–Ukrainë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në fund të ndeshjes mes Hungarisë dhe Ukrainës, e zhvilluar në kuadër të raundit të parë të Grupit B të nivelit të dytë të Ligës së Kombeve në “Puskas Arena”, shpërtheu një kaos i vërtetë.Ukraina triumfoi me rezultat 1-0, ndërsa minutat e fundit të takimit u karakterizuan nga një përleshje masive mes lojtarëve të të dyja skuadrave, pas së cilës gjyqtari ndëshkoi katër futbollistë me karton të verdhë.Incidenti nisi në minutën e dytë të kohës shtesë, kur ukrainasi Oleksandr Nazarenko ndërhyri rrëshqitshëm ndaj Rajmund Toth. Gjyqtari anglez Jarred Gillett e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, që nënkuptonte edhe përjashtimin e tij nga loja.Pas faullit, lojtarët e të dyja skuadrave u mblodhën menjëherë në vendin e ngjarjes. Përplasja verbale u përshkallëzua shpejt në një përleshje masive, ku u përfshinë lojtarë në fushë, por edhe persona nga stafet në pankina.Situata u tensionua edhe më shumë teksa përplasja u zhvendos në drejtim të tribunave, nga ku tifozët nisën të hidhnin objekte të ndryshme. View this post on Instagram A post shared by Vis Majoris Sport (@vis.majoris.sport) Gjyqtarit Gillett iu deshën disa minuta për ta rikthyer kontrollin në fushë. Në minutën e 94-të, ai ndëshkoi me karton të verdhë kapitenin e Hungarisë, Dominik Szoboszlai, si dhe Milos Kerkezin. Nga ana e Ukrainës, kartonë të verdhë morën Viktor Tsygankov dhe Mykola Matvienko.Pas ndeshjes, Szoboszlai foli për incidentin në një prononcim për “M4 Sport”.“Këto gjëra ndodhin në futboll. Shtytja në fund tregon se nuk kemi frikë nga askush”, deklaroi kapiteni hungarez.Përzgjedhësi i Hungarisë, Marco Rossi, tha se nuk e kishte parë të gjithë incidentin, por la të kuptohej se disa provokime mund të kishin ndikuar në përshkallëzimin e situatës./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në fund të ndeshjes mes Hungarisë dhe Ukrainës, e zhvilluar në kuadër të raundit të parë të Grupit B të nivelit të dytë të Ligës së Kombeve në “Puskas Arena”, shpërtheu një kaos i vërtetë.Ukraina triumfoi me rezultat 1-0, ndërsa minutat e fundit të takimit u karakterizuan nga një përleshje masive mes lojtarëve të të dyja skuadrave, pas së cilës gjyqtari ndëshkoi katër futbollistë me karton të verdhë.Incidenti nisi në minutën e dytë të kohës shtesë, kur ukrainasi Oleksandr Nazarenko ndërhyri rrëshqitshëm ndaj Rajmund Toth. Gjyqtari anglez Jarred Gillett e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, që nënkuptonte edhe përjashtimin e tij nga loja.Pas faullit, lojtarët e të dyja skuadrave u mblodhën menjëherë në vendin e ngjarjes. Përplasja verbale u përshkallëzua shpejt në një përleshje masive, ku u përfshinë lojtarë në fushë, por edhe persona nga stafet në pankina.Situata u tensionua edhe më shumë teksa përplasja u zhvendos në drejtim të tribunave, nga ku tifozët nisën të hidhnin objekte të ndryshme. View this post on Instagram A post shared by Vis Majoris Sport (@vis.majoris.sport) Gjyqtarit Gillett iu deshën disa minuta për ta rikthyer kontrollin në fushë. Në minutën e 94-të, ai ndëshkoi me karton të verdhë kapitenin e Hungarisë, Dominik Szoboszlai, si dhe Milos Kerkezin. Nga ana e Ukrainës, kartonë të verdhë morën Viktor Tsygankov dhe Mykola Matvienko.Pas ndeshjes, Szoboszlai foli për incidentin në një prononcim për “M4 Sport”.“Këto gjëra ndodhin në futboll. Shtytja në fund tregon se nuk kemi frikë nga askush”, deklaroi kapiteni hungarez.Përzgjedhësi i Hungarisë, Marco Rossi, tha se nuk e kishte parë të gjithë incidentin, por la të kuptohej se disa provokime mund të kishin ndikuar në përshkallëzimin e situatës./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…