Jovica stanishiqHaga refuzon kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të UDB-së, Jovica Stanishiqit
2 min čitanja
Jovica stanishiq
Haga refuzon kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të UDB-së, Jovica Stanishiqit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale në Hagë ka refuzuar të premten kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (UDB) të Serbisë, Jovica Stanishiqit.Stanishiq është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte të kryera në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci gjatë periudhës 1991–1995.Kryetarja e Mekanizmit, Graciela Gatti Santana, në arsyetimin e vendimit tha se, megjithëse Stanishiq e ka përmbushur kushtin formal për lirimin pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit, ekzistojnë arsye të rëndësishme kundër lirimit të tij, shkruan danas.Ndër arsyet kryesore, ajo përmendi peshën e krimeve të kryera dhe mungesën e shenjave të mjaftueshme të rehabilitimit.Ajo shtoi se gjykatës nuk i janë paraqitur prova për arsye bindëse humanitare që do të justifikonin një vlerësim tjetër.Stanishiq e kishte paraqitur kërkesën për lirim të parakohshëm në mars të këtij viti, pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit.Në maj të vitit 2023, Mekanizmi kishte shqiptuar aktgjykimin përfundimtar ndaj ish-drejtuesve të SDB-së, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, të cilët u dënuan me nga 15 vjet burgim.Ata u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, si dhe për krime kundër njerëzimit, veprime çnjerëzore, vrasje, dëbime dhe përndjekje të popullsisë në disa komuna të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.