PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VetëplagosjeRrëshqiti dhe i shkrepi arma nga çanta, 20-vjeçari u vetëplagos në këmbë – detaje nga rasti në Ferizaj
2 min čitanja
Vetëplagosje

Rrëshqiti dhe i shkrepi arma nga çanta, 20-vjeçari u vetëplagos në këmbë – detaje nga rasti në Ferizaj

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se më 26.09.2026, rreth orës 03:40 është njoftuar se në një parking në rrugën “12 Qershori”, në Ferizaj, një person ishte plagosur me armë zjarri dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.Policia njofton se njësitet policore të stacionit në Ferizaj, më pas edhe hetuesit së bashku me Forenzikën Rajonale, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit. “Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.Nga veprimet e para hetimore dhe këqyrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë, dyshohet se personi i plagosur, derisa ishte duke lëvizur në parking, ka rrëshqitur dhe gjatë rënies i është shkrepur arma e zjarrit, të cilën dyshohet se e kishte në çantën e tij, duke e plagosur veten në këmbë”, thuhet në njoftim.Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Ferizajt, i plagosuri F. J., 20-vjeçar, është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejmë.Gjatë kontrollit të çantës së të lënduarit, përveç armës së zjarrit, është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike, marihuanë.Rasti mbetet nën hetim nga Sektori Rajonal i Hetimeve, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se më 26.09.2026, rreth orës 03:40 është njoftuar se në një parking në rrugën “12 Qershori”, në Ferizaj, një person ishte plagosur me armë zjarri dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.Policia njofton se njësitet policore të stacionit në Ferizaj, më pas edhe hetuesit së bashku me Forenzikën Rajonale, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit. “Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.Nga veprimet e para hetimore dhe këqyrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë, dyshohet se personi i plagosur, derisa ishte duke lëvizur në parking, ka rrëshqitur dhe gjatë rënies i është shkrepur arma e zjarrit, të cilën dyshohet se e kishte në çantën e tij, duke e plagosur veten në këmbë”, thuhet në njoftim.Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Ferizajt, i plagosuri F. J., 20-vjeçar, është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejmë.Gjatë kontrollit të çantës së të lënduarit, përveç armës së zjarrit, është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike, marihuanë.Rasti mbetet nën hetim nga Sektori Rajonal i Hetimeve, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…