Mpb maqedoniProdhonin akull për shitje në kushte johigjienike, ngritet kallëzim penal ndaj dy personave
2 min čitanja
Mpb maqedoni
Prodhonin akull për shitje në kushte johigjienike, ngritet kallëzim penal ndaj dy personave
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj dy banorëve të Radovishit, të cilët në mënyrë të paautorizuar dhe në kushte johigjienike prodhonin akull, ku është konstatuar prania e baktereve. Ujin për prodhim e siguronin përmes një lidhjeje ilegale me rrjetin e ujësjellësit.SPB Strumicë–NJPP Radovish, pranë Prokurorisë Themelore Publike në Radovish, ka paraqitur kallëzim penal ndaj T.D. (62) dhe S.D. (62), të dy nga Radovishi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer në vazhdimësi veprën penale “prodhimi dhe nxjerrja në qarkullim e produkteve të dëmshme ushqimore dhe produkteve të tjera”, sipas nenit 213 të Kodit Penal.Të kallëzuarit, prej disa vitesh, si prodhues të paregjistruar të akullit, kanë prodhuar akull në kushte të improvizuara dhe johigjienike dhe, në këtë mënyrë, e kanë nxjerrë në mënyrë të pasigurt në qarkullim, duke ua shitur personave të tjerë juridikë dhe fizikë. Më 16.09.2026, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë–NJPP Radovish, në koordinim me një inspektor shtetëror të ushqimit nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, kanë kryer kontrolle në banesë dhe ambiente të tjera, në katër lokacione që i përdornin të kallëzuarit, njoftoi sot policia.Sipas MPB-së, në tarracën në pjesën përdhese të shtëpisë ku jetonin, janë gjetur ngrirëse në të cilat kishte një numër të madh qesesh me kuba akulli. Akulli ishte ruajtur dhe lënë nga të kallëzuarit për shitje në formën e vetëshërbimit, ndërsa paratë nga shitja liheshin në një kuti të veçantë.Ndërkaq, në ambientet e bodrumit të shtëpisë janë gjetur katër makina për prodhimin e akullit në kube, si dhe një frigorifer-ngrirës tjetër, në të cilin kishte një sasi të madhe kubash akulli, të paketuara në qese për shitje.Me udhëzim të inspektorit shtetëror, një ekip specialistësh nga një laborator i akredituar për analizimin e ushqimit dhe ujit ka marrë mostra të ujit që përdorej si lëndë e parë për prodhimin e akullit, të produktit të gatshëm – akullit nga qeset e tre ngrirëseve – si dhe mostra
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.