PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ArrestimPerson me rrezikshmëri të lartë shoqërore– SPAK e forcat Renea zbarkojnë në Shkodër, pamje nga arrestimi
2 min čitanja
Arrestim

Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore– SPAK e forcat Renea zbarkojnë në Shkodër, pamje nga arrestimi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

SPAK ka zhvilluar këtë të shtunë një operacion në qytetin e Shkodrës ku është vënë në pranga një 50-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.I arrestuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore është B. C., 50 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.Policia e Shtetit ka dhënë informacione lidhur me këtë arrestim, si dhe ka publikuar pamje. “Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit, konkretisht Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, DVP Shkodër dhe BKH, nën drejtimin e SPAK, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe të vendimit të Gjykatës, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Muri i Lartë’, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit personal ndaj një shtetasi, si dhe kryerjen e kontrolleve për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi tjetër, i shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.Policia njofton se po vijon puna për kapjen e një shtetasi tjetër, i cili gjatë operacionit nuk u gjet në banesë.“Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 25.09.2026, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal ‘Arrest me burg’ për veprat penale ‘Trafikim i lëndëve narkotike’, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’”, thuhet në njoftim.Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin shtetasit në kërkim E. D., alias I. D., 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, person në kërkim që prej vitit 2024, për të cilin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga org

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

SPAK ka zhvilluar këtë të shtunë një operacion në qytetin e Shkodrës ku është vënë në pranga një 50-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.I arrestuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore është B. C., 50 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.Policia e Shtetit ka dhënë informacione lidhur me këtë arrestim, si dhe ka publikuar pamje. “Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit, konkretisht Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, DVP Shkodër dhe BKH, nën drejtimin e SPAK, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe të vendimit të Gjykatës, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Muri i Lartë’, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit personal ndaj një shtetasi, si dhe kryerjen e kontrolleve për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi tjetër, i shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.Policia njofton se po vijon puna për kapjen e një shtetasi tjetër, i cili gjatë operacionit nuk u gjet në banesë.“Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 25.09.2026, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal ‘Arrest me burg’ për veprat penale ‘Trafikim i lëndëve narkotike’, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’”, thuhet në njoftim.Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin shtetasit në kërkim E. D., alias I. D., 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, person në kërkim që prej vitit 2024, për të cilin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga org

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…