PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dani osvaldoIsh-sulmuesi i Juventusit në gjendje të rëndë shëndetësore, përfundon me terapi intensive
2 min čitanja
Dani osvaldo

Ish-sulmuesi i Juventusit në gjendje të rëndë shëndetësore, përfundon me terapi intensive

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-sulmuesi i Juventusit, Southamptonit dhe Kombëtares së Italisë, Dani Osvaldo, është shtruar në terapi intensive në Argjentinë, pasi ka zhvilluar një problem serioz pulmonar.40-vjeçari, i cili është pensionuar nga futbolli, u dërgua me urgjencë në spital të enjten mbrëma, pas disa ditësh me dhimbje të forta në gjoks. Mjekët konfirmuan se ai vuan nga një derdhje pleurale në anën e djathtë.Osvaldo u dërgua në Spitalin Komunal Llavallol në Lomas de Zamora, pas përkeqësimit të gjendjes së tij. Sipas raportimeve, situata u komplikua nga prania e lëngjeve dhe qelbit në mushkëri, duke bërë që ai të kishte nevojë për ndërhyrje urgjente.Stafi mjekësor e transferoi menjëherë në repartin e kujdesit intensiv, ku ai vazhdon të jetë në gjendje serioze dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Detajet rreth emergjencës shëndetësore të ish-futbollistit u bënë publike nga gazetari Pepe Ochoa në programin televiziv argjentinas “LAM”, të drejtuar nga Angel de Brito.“Ai ishte në gjendje shumë të keqe. Kishte disa ditë që ndihej shumë keq; kishte qelb dhe lëngje në mushkëri. I hoqën dy centimetra nga secila mushkëri. Diagnoza është derdhje pleurale në anën e djathtë”, deklaroi Ochoa.Në emision u raportua gjithashtu se ish-sulmuesi i Boca Juniors po përballej me një krizë të thellë personale, përfshirë vështirësi të mëdha financiare dhe mungesë të sigurimit privat shëndetësor përpara shtrimit emergjent në spital./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-sulmuesi i Juventusit, Southamptonit dhe Kombëtares së Italisë, Dani Osvaldo, është shtruar në terapi intensive në Argjentinë, pasi ka zhvilluar një problem serioz pulmonar.40-vjeçari, i cili është pensionuar nga futbolli, u dërgua me urgjencë në spital të enjten mbrëma, pas disa ditësh me dhimbje të forta në gjoks. Mjekët konfirmuan se ai vuan nga një derdhje pleurale në anën e djathtë.Osvaldo u dërgua në Spitalin Komunal Llavallol në Lomas de Zamora, pas përkeqësimit të gjendjes së tij. Sipas raportimeve, situata u komplikua nga prania e lëngjeve dhe qelbit në mushkëri, duke bërë që ai të kishte nevojë për ndërhyrje urgjente.Stafi mjekësor e transferoi menjëherë në repartin e kujdesit intensiv, ku ai vazhdon të jetë në gjendje serioze dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Detajet rreth emergjencës shëndetësore të ish-futbollistit u bënë publike nga gazetari Pepe Ochoa në programin televiziv argjentinas “LAM”, të drejtuar nga Angel de Brito.“Ai ishte në gjendje shumë të keqe. Kishte disa ditë që ndihej shumë keq; kishte qelb dhe lëngje në mushkëri. I hoqën dy centimetra nga secila mushkëri. Diagnoza është derdhje pleurale në anën e djathtë”, deklaroi Ochoa.Në emision u raportua gjithashtu se ish-sulmuesi i Boca Juniors po përballej me një krizë të thellë personale, përfshirë vështirësi të mëdha financiare dhe mungesë të sigurimit privat shëndetësor përpara shtrimit emergjent në spital./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…