Foto: TelegrafiIz objave izvora
Rolando Maran ka bërë zgjedhjet e fundit para debutimit të tij në stolin e Shqipërisë, ndërsa një prej vendimeve që ka tërhequr vëmendjen është lënia jashtë e Feta Fetait nga lista e 23 lojtarëve për sfidën ndaj Bjellorusisë.Kapiteni i Kombëtares U21 është një prej katër futbollistëve që do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna. Përveç Fetait, jashtë listës kanë mbetur edhe Luis Hasa, Sebah Kerjota dhe Simon Simoni.Vendimi për Fetain vjen pak ditë pasi mesfushori 21-vjeçar iu bashkua Kombëtares A për të zëvendësuar Qazim Laçin, i cili u tërhoq nga grumbullimi për shkak të dëmtimit. FSHF kishte konfirmuar se Fetai do të bëhej pjesë e ekipit për ndeshjet e Ligës së Kombeve.Megjithatë, përballë Bjellorusisë ai nuk do ta ketë mundësinë të debutojë, pasi Maran ka vendosur të mos e përfshijë në 23-shen që do të jetë në dispozicion për ndeshjen e orës 20:45. Mirlind Daku zbulon objektivin e Shqipërisë: Vendi i parë dhe rruga drejt Euro 2028 Zgjedhja bëhet edhe më interesante duke pasur parasysh se Klevi Qefalija, një tjetër risi në listën e Maranit, është preferuar para Fetait. Qefalija iu bashkua grumbullimit më vonë, pasi u konfirmua dëmtimi i Adrion Pajazitit.Fetai, i cili aktivizohet te Lokomotiva e Zagrebit dhe mban shiritin e kapitenit te Shqipëria U-21, ishte thirrur fillimisht nga lista e pritjes pas mungesës së Laçit. Tashmë, megjithatë, debutimi i tij me Kombëtaren A do të duhet të presë.Ndërkohë, Klisman Cake është një mungesë e ndryshme nga tre lojtarët e tjerë. Mbrojtësi nuk është në dispozicion të Maranit për shkak të dëmtimit./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.