PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Brigitte macronBrigitte Macron u vesh e gjitha në të zeza për takimin me Papën: Ngjyra nuk ishte zgjedhur rastësisht
2 min čitanja
Brigitte macron

Brigitte Macron u vesh e gjitha në të zeza për takimin me Papën: Ngjyra nuk ishte zgjedhur rastësisht

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Fustani midi, supet e strukturuara dhe mungesa e ngjyrave të forta e bënë paraqitjen shumë më të përmbajtur se zakonisht, ndërsa e zeza lidhet prej kohësh me traditën e veshjes në takimet me kreun e Kishës KatolikePresidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij e pritën Papën më 25 shtator, në kuadër të vizitës së tij apostolike në Francë. Pallati Élysée konfirmoi se gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet Francë-Selia e Shenjtë, lufta në Ukrainë, paqja dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme, si edhe çështje të tjera ndërkombëtare. Nga minifustanet te një siluetë shumë më e përmbajturPër këtë rast, Brigitte Macron la mënjanë prerjet më të shkurtra dhe ngjyrat më të dukshme që shpesh i zgjedh për daljet publike.Ajo u shfaq me një fustan të zi midi, me linja të pastra, mëngë të gjata dhe dekolte të mbyllur. Fustani ndiqte siluetën pa qenë tepër i ngushtë dhe përfundonte pak poshtë gjurit.Detaji më interesant ishte te supet, ku elemente të vogla metalike i jepnin strukturë modelit minimalist pa ia prishur karakterin formal.Pamjen njëngjyrëshe e plotësoi me këpucë klasike të zeza me taka të larta, ndërsa bizhuteritë i mbajti në minimum.Por këtë herë e zeza nuk ishte domosdoshmërisht vetëm një zgjedhje estetike, transmeton Telegrafi. Foto: EPAPse e zeza lidhet tradicionalisht me takimet me PapënPër dekada, protokolli tradicional i Vatikanit për gratë që takonin Papën parashikonte veshje të errëta e të përmbajtura, shpatulla të mbuluara dhe gjatësi modeste.Sot rregullat janë shumë më fleksibile, veçanërisht kur takimi nuk zhvillohet në kuadër të një audience formale në Vatikan. Megjithatë, e zeza mbetet një zgjedhje tradicionale dhe e sigurt për raste të tilla.Një përjashtim i veçantë njihet si privilège du blanc – “privilegji i së bardhës” – që u mundëson disa mbretëreshave dhe princeshave katolike të veshin të bardha në rrethana të caktuara gjatë takimeve me Papën.Brigitte Macron nuk e ka këtë privilegj. Megjithatë, nuk ka konfirmim se ajo zgjodhi të zezën pikëris

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Fustani midi, supet e strukturuara dhe mungesa e ngjyrave të forta e bënë paraqitjen shumë më të përmbajtur se zakonisht, ndërsa e zeza lidhet prej kohësh me traditën e veshjes në takimet me kreun e Kishës KatolikePresidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij e pritën Papën më 25 shtator, në kuadër të vizitës së tij apostolike në Francë. Pallati Élysée konfirmoi se gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet Francë-Selia e Shenjtë, lufta në Ukrainë, paqja dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme, si edhe çështje të tjera ndërkombëtare. Nga minifustanet te një siluetë shumë më e përmbajturPër këtë rast, Brigitte Macron la mënjanë prerjet më të shkurtra dhe ngjyrat më të dukshme që shpesh i zgjedh për daljet publike.Ajo u shfaq me një fustan të zi midi, me linja të pastra, mëngë të gjata dhe dekolte të mbyllur. Fustani ndiqte siluetën pa qenë tepër i ngushtë dhe përfundonte pak poshtë gjurit.Detaji më interesant ishte te supet, ku elemente të vogla metalike i jepnin strukturë modelit minimalist pa ia prishur karakterin formal.Pamjen njëngjyrëshe e plotësoi me këpucë klasike të zeza me taka të larta, ndërsa bizhuteritë i mbajti në minimum.Por këtë herë e zeza nuk ishte domosdoshmërisht vetëm një zgjedhje estetike, transmeton Telegrafi. Foto: EPAPse e zeza lidhet tradicionalisht me takimet me PapënPër dekada, protokolli tradicional i Vatikanit për gratë që takonin Papën parashikonte veshje të errëta e të përmbajtura, shpatulla të mbuluara dhe gjatësi modeste.Sot rregullat janë shumë më fleksibile, veçanërisht kur takimi nuk zhvillohet në kuadër të një audience formale në Vatikan. Megjithatë, e zeza mbetet një zgjedhje tradicionale dhe e sigurt për raste të tilla.Një përjashtim i veçantë njihet si privilège du blanc – “privilegji i së bardhës” – që u mundëson disa mbretëreshave dhe princeshave katolike të veshin të bardha në rrethana të caktuara gjatë takimeve me Papën.Brigitte Macron nuk e ka këtë privilegj. Megjithatë, nuk ka konfirmim se ajo zgjodhi të zezën pikëris

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…