Inteligjenca artificialeBE vendos kufij për rrjetet sociale: Kush rrezikon të mbetet jashtë?
2 min čitanja
Inteligjenca artificiale
BE vendos kufij për rrjetet sociale: Kush rrezikon të mbetet jashtë?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
“Fëmijët meritojnë një internet më të sigurt”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 17 shtator, teksa prezantoi Aktin e BE-së për Fëmijët (EU Kids Act).Propozimi parashikon kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale, ndalon për të miturit nën 18 vjeç disa praktika të dizajnuara për të krijuar varësi, si lëvizja pa fund në përmbajtje (infinite scroll), dhe kërkon verifikimin e moshës përmes një sistemi që respekton privatësinë. Në vend që përdoruesit të paraqesin dokumente si certifikata lindjeje, platformat do të marrin vetëm një konfirmim “po/jo” nëse personi plotëson moshën e kërkuar.Zëvendëspresidentja ekzekutive e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen, e përshkroi këtë si një shtyrje të aksesit, jo si ndalim. Fëmijët do të njiheshin gradualisht me platformat me rrezik më të lartë në moshat 13, 15 dhe 18 vjeç, në vend që të përjashtoheshin plotësisht prej tyre.Por kjo mënyrë paraqitjeje ka shqetësuar organizatat për të drejtat digjitale, shkruan euronews.“Propozimi paraqitet sikur problemi të jetë mosha”, thotë Simeon de Brouwer, këshilltar politik në European Digital Rights (EDRi), një rrjet organizatash të të drejtave digjitale në Evropë.Sipas tij, shtyrja e aksesit nuk i trajton shkaqet kryesore të dëmit. Problemi, argumenton ai, lidhet me modelin e biznesit të platformave, dizajnin që nxit varësinë dhe praktikat manipuluese me të cilat të rinjtë do të përballen sapo të arrijnë kufijtë e përcaktuar të moshës.Mosha si tregues i vetëm i cenueshmërisëKundërshtimi kryesor i De Brouwer është se Akti e trajton moshën si faktorin kryesor të cenueshmërisë që duhet marrë parasysh.“Faktori i vetëm i cenueshmërisë që merret në konsideratë është mosha e re. Por ka edhe shumë faktorë të tjerë”, thotë ai.Sipas tij, EDRi përpiqet të përfaqësojë edhe grupet e margjinalizuara, zërat e të cilave nuk dëgjohen gjithmonë në Bruksel.Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rastin e verifikimit të moshës. Edhe pse synimi është mbrojtja e fëmijëve, në praktikë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.