Foto: TelegrafiIz objave izvora
Rasti i Granit Xhakës po merr një tjetër kthesë, ndërsa raportimet e reja në Zvicër kanë ngritur dyshime se certifikata e falsifikuar e vaksinimit kundër COVID-19 mund të jetë përdorur nga kapiteni i Zvicrës për udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 2022.Xhaka, i cili në atë kohë ishte pjesë e Arsenalit, tashmë ka pranuar se kishte siguruar një certifikatë të falsifikuar. Mesfushori ka thënë se në atë periudhë kishte pasur shqetësime dhe mosbesim ndaj vaksinës, duke e cilësuar vendimin e tij si gabim.“Ndihesha shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime serioze për vaksinimin kundër COVID-19. Në atë gjendje të trazuar emocionale, mora një certifikatë vaksinimi në vend që t’i sqaroja pyetjet e mia në mënyrën e duhur. Sot e kuptoj qartë se ky nuk ishte veprimi i duhur. Ishte një gabim. Më vjen keq”, deklaroi Xhaka.Megjithatë, raportimet e reja kanë rikthyer në vëmendje udhëtimin e tij me Arsenalin drejt SHBA-së në verën e vitit 2022. Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara kishin ende në fuqi kërkesën që udhëtarët e huaj që hynin në vend përmes rrugëve ajrore të dëshmonin vaksinimin kundër COVID-19. Arsenali zhvilloi turneun parasezonal në SHBA në korrik të atij viti, ndërsa Xhaka ishte pjesë e skuadrës. Në të njëjtën periudhë, disa futbollistë të Ligës Premier nuk udhëtuan me klubet e tyre për shkak të statusit të vaksinimit.Chelsea, për shembull, nuk mori me vete N’Golo Kanten dhe Ruben Loftus-Cheek, ndërsa Manchester City udhëtoi pa Phil Foden, John Stones dhe İlkay Gundogan.Tashmë autoritetet zvicerane po hetojnë rrethanat e certifikatës së Xhakës. Prokuroria e Lucernës ka hapur procedurë për të përcaktuar nëse ka pasur veprimtari të dënueshme penalisht lidhur me sigurimin e dokumentit të falsifikuar. Xhaka pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimit./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.