Kombëtarja e francësDebutim i ëndrrave për Zidane, Franca mposht Turqinë me golin e Mbappes
1 min čitanja
Kombëtarja e francës
Debutim i ëndrrave për Zidane, Franca mposht Turqinë me golin e Mbappes
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Zinedine Zidane e nisi epokën e tij si përzgjedhës i Francës me fitore, pasi “Gjelat” triumfuan 1-0 ndaj Turqisë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.Turqia e nisi më mirë dhe në minutën e 28-të Ferdi Kadioglu provoi me kokë, por Mike Maignan reagoi mirë për ta ndalur tentativën. Franca u afrua gjithashtu me gol, ndërsa Jules Kounde pati një mundësi të artë në minutën e 71-të. Mbrojtësi francez goditi pas një pasimi të bukur brenda zonës, por topi përfundoi në shtyllën e majtë.Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 54-të. Michael Olise shërbeu bukur Kylian Mbappen, i cili hyri brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë për 1-0. Megjithatë, goli pati edhe një kosto për Francën. Vetëm pesë minuta më vonë, Mbappe u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi, duke ia lënë vendin Desire Doue. Në minutën e 85-të Turqia mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi portieri Ugurcan Cakir e ndaloi një aksion të pastër me dorë jashtë zonës së tij.Deri në fund, Franca e ruajti epërsinë dhe Zidane e nisi aventurën në stolin e kombëtares me tri pikë./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.