PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kombëtarja e belgjikësBelgjika mposht Italinë me rezultat të pastër
2 min čitanja
Kombëtarja e belgjikës

Belgjika mposht Italinë me rezultat të pastër

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Belgjika ka shënuar fitore 2-0 ndaj Italisë, në një ndeshje ku “Djajtë e Kuq” e kontrolluan rezultatin falë golave të Mika Godts dhe Dodi Lukebakios.Belgjika e nisi më mirë takimin dhe që në minutën e tetë pati një mundësi të artë. Charles De Ketelaere bëri një aksion të bukur individual dhe goditi ulët drejt portës, por Gianluigi Donnarumma reagoi shkëlqyeshëm për ta mbajtur portën të paprekur.Italia u përgjigj vetëm një minutë më vonë. Francesco Pio Esposito pranoi një pasim të mirë brenda zonës dhe goditi, por topi u përplas në shtyllën e majtë dhe u kthye në fushë.Megjithatë, në minutën e 21-të Belgjika gjeti golin e avantazhit. Mika Godts realizoi për rezultatin 1-0 pas një aksioni individual, duke u futur në zonë dhe duke e dërguar topin saktësisht në këndin e poshtëm të majtë, duke e lënë Donnarumman pa mundësi reagimi. Belgjika e ruajti epërsinë deri në pushim, ndërsa pjesa e dytë nisi me Italinë në kërkim të golit të barazimit. Por në minutën e 69-të Belgjika e goditi sërish. Dodi Lukebakio realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke kaluar disa kundërshtarë dhe duke goditur nga jashtë zonës në këndin e poshtëm të majtë. Donnarumma nuk kishte mundësi ta ndalte dhe rezultati u bë 2-0.Në minutat e fundit, Italia tentoi të ndryshonte fatin e ndeshjes, por nuk arriti të gjente rrugën drejt golit./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Belgjika ka shënuar fitore 2-0 ndaj Italisë, në një ndeshje ku “Djajtë e Kuq” e kontrolluan rezultatin falë golave të Mika Godts dhe Dodi Lukebakios.Belgjika e nisi më mirë takimin dhe që në minutën e tetë pati një mundësi të artë. Charles De Ketelaere bëri një aksion të bukur individual dhe goditi ulët drejt portës, por Gianluigi Donnarumma reagoi shkëlqyeshëm për ta mbajtur portën të paprekur.Italia u përgjigj vetëm një minutë më vonë. Francesco Pio Esposito pranoi një pasim të mirë brenda zonës dhe goditi, por topi u përplas në shtyllën e majtë dhe u kthye në fushë.Megjithatë, në minutën e 21-të Belgjika gjeti golin e avantazhit. Mika Godts realizoi për rezultatin 1-0 pas një aksioni individual, duke u futur në zonë dhe duke e dërguar topin saktësisht në këndin e poshtëm të majtë, duke e lënë Donnarumman pa mundësi reagimi. Belgjika e ruajti epërsinë deri në pushim, ndërsa pjesa e dytë nisi me Italinë në kërkim të golit të barazimit. Por në minutën e 69-të Belgjika e goditi sërish. Dodi Lukebakio realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke kaluar disa kundërshtarë dhe duke goditur nga jashtë zonës në këndin e poshtëm të majtë. Donnarumma nuk kishte mundësi ta ndalte dhe rezultati u bë 2-0.Në minutat e fundit, Italia tentoi të ndryshonte fatin e ndeshjes, por nuk arriti të gjente rrugën drejt golit./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…