PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiRama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar u shndërrua në realitet politik
2 min čitanja
Vijesti

Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar u shndërrua në realitet politik

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, u ndal te ndikimi i Inteligjencës Artificiale dhe i platformave digjitale në shoqëri dhe demokraci.Rama solli si shembull atë që e cilësoi si “Revolucioni Flamingo”, duke argumentuar se përmes narrativave të fabrikuara dhe shpërndarjes së personalizuar, dezinformimi mund të ndikojë te perceptimet dhe reagimet e qytetarëve.Sipas tij, sfida e re për demokracitë nuk lidhet vetëm me censurën, por edhe me “armatimin e fuqisë së shtrirjes”, ndërsa theksoi nevojën për transparencë mbi origjinën, financimin dhe mënyrën e amplifikimit të përmbajtjeve në internet.“Jam i sigurt se e keni ndjekur ose të paktën e njihni të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.Një narrativë e fabrikuar për një pushtim izraelit të bregdetit shqiptar, një pushtim që nuk ndodhi kurrë, u krijua, u personalizua dhe u shpërnda përmes zërave, faqeve dhe kanaleve që qytetarët i besonin tashmë.Një qytetar mori një histori për tradhti kombëtare. Një tjetër mori një histori për provokim fetar. Një tjetër mori një teori konspirative për pushtim të huaj.Publikime të ndryshme hynë në botë të ndryshme emocionale, të gjitha duke i shërbyer së njëjtës gënjeshtër strategjike.Pasojat ishin reale. Qytetarët kishin arsyet e tyre për të protestuar, mos më keqkuptoni. Por papritur ata nisën të protestonin edhe kundër një armiku fantazmë. Frika u shndërrua në zemërim. Zemërimi u shndërrua në mobilizim dhe fabrikimi u shndërrua në realitet politik. Dhe kjo nuk është dhe nuk ishte një eksperiment laboratorik. Nuk po ju flas për një film fantastiko-shkencor.Ishte një e martë në Tiranë, kryeqytetin tonë. Algoritmi nuk e shpiku objektivin. E bëri një aktor njerëzor. Algoritmi nuk zhvilloi urrejtje. Ai zbuloi se si të aktivizonte urrejtjen tonë. Ky është mashtrimi sistematik si shërbim.Ndërhyrja në zgjedhje nuk kërkon më një televizion të vetëm apo një pjesë propagande që përsëritet për një popullsi të tërë. Tani mund të funksionojë n

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, u ndal te ndikimi i Inteligjencës Artificiale dhe i platformave digjitale në shoqëri dhe demokraci.Rama solli si shembull atë që e cilësoi si “Revolucioni Flamingo”, duke argumentuar se përmes narrativave të fabrikuara dhe shpërndarjes së personalizuar, dezinformimi mund të ndikojë te perceptimet dhe reagimet e qytetarëve.Sipas tij, sfida e re për demokracitë nuk lidhet vetëm me censurën, por edhe me “armatimin e fuqisë së shtrirjes”, ndërsa theksoi nevojën për transparencë mbi origjinën, financimin dhe mënyrën e amplifikimit të përmbajtjeve në internet.“Jam i sigurt se e keni ndjekur ose të paktën e njihni të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.Një narrativë e fabrikuar për një pushtim izraelit të bregdetit shqiptar, një pushtim që nuk ndodhi kurrë, u krijua, u personalizua dhe u shpërnda përmes zërave, faqeve dhe kanaleve që qytetarët i besonin tashmë.Një qytetar mori një histori për tradhti kombëtare. Një tjetër mori një histori për provokim fetar. Një tjetër mori një teori konspirative për pushtim të huaj.Publikime të ndryshme hynë në botë të ndryshme emocionale, të gjitha duke i shërbyer së njëjtës gënjeshtër strategjike.Pasojat ishin reale. Qytetarët kishin arsyet e tyre për të protestuar, mos më keqkuptoni. Por papritur ata nisën të protestonin edhe kundër një armiku fantazmë. Frika u shndërrua në zemërim. Zemërimi u shndërrua në mobilizim dhe fabrikimi u shndërrua në realitet politik. Dhe kjo nuk është dhe nuk ishte një eksperiment laboratorik. Nuk po ju flas për një film fantastiko-shkencor.Ishte një e martë në Tiranë, kryeqytetin tonë. Algoritmi nuk e shpiku objektivin. E bëri një aktor njerëzor. Algoritmi nuk zhvilloi urrejtje. Ai zbuloi se si të aktivizonte urrejtjen tonë. Ky është mashtrimi sistematik si shërbim.Ndërhyrja në zgjedhje nuk kërkon më një televizion të vetëm apo një pjesë propagande që përsëritet për një popullsi të tërë. Tani mund të funksionojë n

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…