Ferizaj lokaleHani i Elezit në mbështetje të UÇK-së, Ballazhi: “Liri për çlirimtarët!”
1 min čitanja
Ferizaj lokale
Hani i Elezit në mbështetje të UÇK-së, Ballazhi: “Liri për çlirimtarët!”
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka thënë se qytetarët e kësaj komune janë mbledhur për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.“Hani i Elezit nderon luftën çlirimtare! E vërteta dhe drejtësia mbi çdo interes! Liri për çlirimtarët! Historia nuk ndryshohet, e vërteta nuk mund të shtrembërohet! Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë!”, ka shkruar Ballazhi.Ai ka thënë se tubimi është organizuar nga Komuna e Hanit të Elezit dhe OVL-UÇK, duke theksuar se pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.“Sot, ne e ripërsëritëm se qëndrojmë krah çlirimtarëve tanë, krah Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, ka deklaruar Ballazhi.Në fund, ai ka përcjellë mesazhin se uniteti rreth UÇK-së do të vazhdojë.“UÇK-ja na bashkon dhe ne do të jemi bashkë derisa drejtësia të zërë vend për heronjtë tanë të gjallë!”, ka shkruar Ballazhi. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.