Afrim bunjakuTre vjet nga Banjska, eksperti i sigurisë: Beogradi po investon në një narrativë që mbron strukturat kriminale
2 min čitanja
Afrim bunjaku
Tre vjet nga Banjska, eksperti i sigurisë: Beogradi po investon në një narrativë që mbron strukturat kriminale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Eksperti i sigurisë Avni Islami ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në përvjetorin e tretë të ngjarjeve në Banjskë.Petkoviq të enjten deklaroi se Prishtina nuk ka dhënë përgjigje për disa çështje që lidhen me vdekjen e tre pjesëtarëve serbë të grupit të armatosur, ndërsa pretendoi se ata ishin vrarë pasi ishin kapur. Ai kërkoi, ndër të tjera, publikimin e rezultateve të autopsisë dhe ngriti pikëpyetje për përfshirjen e patologëve serbë dhe EULEX-it në hetime. Islami i ka cilësuar deklaratat e Petkoviqit si përpjekje për ndryshimin e narrativës lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit 2023.“Deklaratat e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, shfaqin një përpjekje të pastër klasike për të ndryshuar narrativën e një sulmi të dështuar terrorist përmes teknikave të dizinformimit dhe propagandës asimetrike”, ka shkruar Islami.Sipas tij, fokusi te rrethanat e vdekjes së tre pjesëtarëve të grupit të armatosur synon të zhvendosë vëmendjen nga përgjegjësia për organizimin dhe armatosjen e grupit.Ai ka theksuar se në përleshjen e armatosur në Banjskë u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.“Fokusimi i Beogradit te rrethanat e vdekjes së tre pjesëtarëve të grupit të armatosur nuk është gjë tjetër veçse një tentativë për të shmangur përgjegjësinë kryesore: organizimin, financimin dhe armatosjen e një formacioni paramilitar që cenoi drejtpërdrejt rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, duke vrarë në krye të detyrës rreshterin e Policisë së Kosovës, heroin Afrim Bunjaku”, ka deklaruar Islami.Ai i ka cilësuar pretendimet e Petkoviqit për “ekzekutime të të burgosurve” dhe mungesë transparence si pjesë të asaj që e quan “luftë hibride”.Sipas Islamit, këto pretendime synojnë të vënë në pikëpyetje institucionet e Kosovës dhe mënyrën se si janë zhvilluar hetimet.“Pretendimet e Petkoviqit për ‘ekzekutime të të burgosurve’ dhe mungesë transparence janë t
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.