Ministria e bujqësisë pylltarisë dhe ujrave maqedoniSerafimovski: Ligji i ri për rregullimin e tregjeve bujqësore, garanton siguri tek bujqit për plasmanin e produkteve
2 min čitanja
Ministria e bujqësisë pylltarisë dhe ujrave maqedoni
Serafimovski: Ligji i ri për rregullimin e tregjeve bujqësore, garanton siguri tek bujqit për plasmanin e produkteve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
“Po vendosim një sistem me të cilin përgjegjësia do të shpërndahet më qartë mes prodhuesve, blerësve dhe përpunuesve, ndërsa bujqësorët do të fitojnë më shumë siguri në plasmanin e produkteve”, porositi ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Borçe Serafimovski, në debatin publik për Projektligjin e ri për rregullimin e tregjeve me produkte bujqësore, që u mbajt në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.“Bujqësia nuk ka më hapësirë për zgjidhje të imponuara dhe ad hoc. Po ndërtojmë sistem që me kohë do t’i njohë rreziqet, do të vendosë rregull në tregje dhe do ta ulë pasigurinë me të cilën përballen prodhuesit. Bujku nuk duhet më të mbajë i vetëm gjithë rrezikun e prodhimit, ndërsa kushtet e shitjes t’i mësojë kur produkti është tashmë i mbledhur dhe zgjedhja e tij është e kufizuar”, porositi ministri Serafimovski para përfaqësuesve të shoqatave bujqësore, kooperativave, prodhuesve, blerësve, përpunuesve, odave ekonomike, institucioneve shkencore dhe profesionale.Ministri Serafimovski theksoi se projektligji në një tërësi sistematike i bashkon blerjen e organizuar dhe marrëdhëniet kontraktuale, informacionet e tregut, masat ndërhyrëse në rast të çrregullimeve serioze, organizimin e prodhuesve, skemat shkollore, promovimin e produkteve maqedonase dhe standardet e tregut. Ai nënvizoi se zgjidhja nuk parashikon përcaktim administrativ të çmimeve të blerjes, por rregulla të sakta, transparencë më të madhe dhe mekanizma për veprim institucional me kohë.“Po vendosim një parim të thjeshtë, por thelbësor: ajo që është kontraktuar të vlejë, produkti i dorëzuar të matet dhe klasifikohet saktë, ndërsa bujku të paguhet në afatin e përcaktuar. Kontrata me shkrim do të lidhet para dorëzimit dhe paraprakisht do të përcaktojë sasinë, cilësinë, çmimin ose mënyrën e llogaritjes së saj, afatin e pagesës dhe shpenzimet e lidhura. Rregullat do të vlejnë njësoj për të gjithë, ndërsa mosrespektimi i tyre do të sjellë përgjegjësi”, theksoi ministri S
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.