Foto: TelegrafiIz objave izvora
114 nga 115 akuzat që lidhen me shkeljen e rregullave financiare të Premier League. Rezultati i çështjes tashmë është bërë publik, ndërsa klubi po përgatitet ta apelojë vendimin përpara një komisioni të posaçëm.Sipas “The Athletic”, akuzat përfshinin dështimin e Manchester Cityt për të ofruar informacione të sakta financiare gjatë nëntë sezoneve, nga 2009/10 deri në 2017/18. Klubi gjithashtu nuk kishte bërë të ditura plotësisht detajet e pagës së ish-trajnerit Roberto Mancini gjatë periudhës nga 2009/10 deri në 2012/13.Shkeljet në qendër të kësaj çështjeje përfshijnë një periudhë të artë për Cityn. Gjatë saj, klubi fitoi tre tituj të Premier League, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës angleze dhe një Community Shield.Rregulloret e Premier League lejojnë një sërë dënimesh, në varësi të natyrës së shkeljeve dhe nëse ato vërtetohen. Dënimi përfundimtar i Cityt deri më tani nuk është përcaktuar.Dënimet që mund ta presin Manchester Cityn janë si vijon: Paralajmërim zyrtar.Gjoba të mëdha financiare.Zbritje retroaktive të pikëve, me madhësinë e zbritjes që përcaktohet në bazë të seriozitetit të shkeljeve.Heqja e titujve të fituar nga klubi gjatë sezoneve të prekura nga vendimi, nëse dënimi përfundimtar e parashikon një gjë të tillë.Heqja e të ardhurave nga garat e UEFA-s.Përjashtimi nga Liga Premier dhe rënia në një kategori më të ulët, një nga opsionet më të rënda disiplinore nëse aplikohen dënimet përkatëse. Manchester City merr goditjen e madhe, shpallet fajtor për 114 akuza Ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj në skuadrat e ekipit për garat evropiane.Kufizimi i numrit të lojtarëve që klubi mund t’i regjistrojë në skuadrën e tij për garat evropiane.Përjashtimi nga garat e UEFA-s.Përjashtimi nga garat e ardhshme evropiane./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.