Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kompania "Apetit Sh.P.K." ka dalë me një komunikatë për media për të sqaruar situatën lidhur me ngarkesat e mishit të gjedhit të importuar nga Brazili, të prodhuara gjatë muajit shkurt 2026 me një afat të deklaruar prej 120 ditësh.Sipas kompanisë, ngarkesat ishin planifikuar të mbërrinin brenda 45–50 ditësh, por për shkak të vonesave dhe problemeve në transportin detar ndërkombëtar e në portet e tranzitit, transporti nuk u realizua brenda afatit të parashikuar.Pas mbërritjes në Portin e Barit në Malin e Zi, malli është vendosur në magazina doganore shtetërore nën mbikëqyrjen e autoriteteve malazeze, ku ka pritur përfundimin e procedurave për ri-eksportim, sipas udhëzimeve të prodhuesit.Përmes këtij reagimi, kompania sqaron dhe garanton se asnjë ngarkesë nuk ka hyrë në procedurë importi në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri apo Bosnje dhe Hercegovinë."Asnjë kilogram i këtij malli nuk është importuar, zhdoganuar apo hedhur në treg në asnjërin prej këtyre vendeve. Ngarkesat kanë qëndruar tërësisht nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente në magazina doganore në Mal të Zi në pritje të ri-eksportit", thueht në reagim.Nga "Apetit Sh.P.K." theksojnë se siguria ushqimore, cilësia dhe transparenca mbeten prioritete kryesore të tyre, duke siguruar konsumatorët dhe partnerët se të gjitha procedurat administrative e doganore janë respektuar plotësisht dhe se produkti nuk është shpërndarë apo shitur te konsumatorët./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.