Foto: TelegrafiIz objave izvora
Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, është kundërshtuar edhe në Drenas.Protesta u organizua nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan drejtësi dhe shprehën mbështetje për ish-drejtuesit e UÇK-së. Në protestë u përsërit edhe motoja “Jo në emrin tim!”.Kryetari i organizatave të dala nga lufta, dega në Drenas, Enver Hajdari, tha se nuk pajtohen me dënimet e shqiptuara ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.“Jemi këtu sepse nuk pajtohemi me dënimin e shqiptuar nga Haga ndaj katër figurave kryesore të luftës dhe historisë sonë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Por sot u themi qartë: kjo nuk është fjala e fundit e historisë. Ne jemi të shqetësuar thellë për mënyrën se si po trajtohet lufta jonë, në bazë të provave të pretenduara që janë të pabazuara dhe nuk kanë asnjë efekt”, tha Hajdari.Në protestë mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili tha se mbështetja për ish-drejtuesit e UÇK-së duhet të shprehet në mënyrë paqësore dhe demokratike.“Me ftesë të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi këtu në këtë protestë kundër aktgjykimit në Hagë. Jemi këtu bashkë për t’i përkrahur heronjtë tanë të luftës dhe paqes, që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Përkrahja jonë shprehet me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike”, tha Lladrovci.Ai përmendi edhe masakrat dhe varrezat masive në disa lokalitete të Drenasit, duke thënë se ato dëshmojnë për përvojën e drejtpërdrejtë të kësaj komune gjatë luftës.Në mesin e folësve ishte edhe Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që, sipas tij, të mos heshtin për luftën e UÇK-së dhe kërkoi bashkim të partive shqiptare rreth kësaj çështjeje.“Ata që dikur na mbrojtën, sot kanë nevojë që ne të mos heshtim, duke
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.