Zlatko lagumdzija“Ideologjitë që çuan në gjenocid ende kërcënojnë Bosnjën” – Ambasadori i Bosnjës në OKB kritikon Vuçiqin
2 min čitanja
Zlatko lagumdzija
“Ideologjitë që çuan në gjenocid ende kërcënojnë Bosnjën” – Ambasadori i Bosnjës në OKB kritikon Vuçiqin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ambasadori i Bosnjë e Hercegovinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Zlatko Lagumdzija, ka kritikuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe qëndrimin e tij ndaj Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.Në një intervistë për Televizionin Federal të Bosnjë e Hercegovinës, Lagumdzija tha se Vuçiq ka ndryshuar qasjen e tij krahasuar me vitet e mëparshme.“Mendoj se Vuçiq ka mësuar diçka nga kjo turpërim i tij, kur doli komplet budalla në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kur u miratua Rezoluta për Srebrenicën”, deklaroi Lagumdzija.Ai tha se Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë ka qenë një nga bazat e veprimit diplomatik të Bosnjë e Hercegovinës gjatë viteve të fundit.Lagumdzija foli edhe për nderimin që iu bë në Serbi ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskës, Ratko Mladiq, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid. Ai tha se delegacioni i Bosnjë e Hercegovinës në OKB i ka kushtuar vëmendje të veçantë kësaj çështjeje.Duke folur për paraqitjen e kryesuesit të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beciroviq, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Lagumdžija tha se janë ngritur çështje kyçe të zhvillimeve aktuale botërore, përfshirë luftën në Gaza, vuajtjet e palestinezëve dhe agresionin rus në Ukrainë.“Ne, si Bosnjë e Hercegovinë, kemi ndjeshmëri për agresione të tilla që po ndodhin para syve tanë”, tha ai.Ai theksoi rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare dhe paralajmëroi për, siç u shpreh, përpjekjet për dobësimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe krijimin e kushteve për shkëputjen e Republika Srpskës nga Bosnjë e Hercegovina.“Ideologjitë që çuan në gjenocid, fatkeqësisht, ende kërcënojnë me ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës”, deklaroi Lagumdžija.Ai veçoi edhe aktivitetet diplomatike të delegacionit boshnjak në Nju Jork. Bećiroviq zhvilloi takime me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, si dhe me përfaqësues të disa shteteve, përfshirë presidentin amerikan Donald Tr
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.