PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
AppleiPhone 18 Pro dhe Pro Max më të shtrenjtë kanë një problem të fshehur: memorie shumë më të ngadaltë
2 min čitanja
Apple

iPhone 18 Pro dhe Pro Max më të shtrenjtë kanë një problem të fshehur: memorie shumë më të ngadaltë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Modelet më të shtrenjta të iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max duket se përdorin një lloj memorieje dukshëm më të ngadaltë se versionet me kapacitet më të ulët.Ashtu si gjenerata e kaluar, iPhone 18 Pro dhe Pro Max ofrohen me 256GB, 512GB, 1TB dhe 2TB hapësirë ruajtëse. Por këtë vit Apple duket se ka ndryshuar teknologjinë e memories në versionet 1TB dhe 2TB, transmeton Telegrafi.Sipas testeve të publikuara nga Homolab në BiliBili, modelet 256GB dhe 512GB përdorin memorie TLC, ku çdo qelizë ruan tre bitë të dhënash. Ndërsa modelet 1TB dhe 2TB përdorin QLC, e cila ruan katër bitë për qelizë, por është dukshëm më e ngadaltë.Për të kompensuar këtë kufizim, Apple përdor një sistem me disa nivele cache. Fillimisht të dhënat shkruhen në një cache SLC, shumë të shpejtë, më pas kalojnë në cache TLC dhe vetëm në fund në memorien kryesore QLC.Në testet e Homolab, cache SLC arrinte shpejtësi shkrimi deri në 3,000 MB/s. Pasi ajo mbushej, shpejtësia binte në rreth 578 MB/s në cache-n TLC. Por kur mbusheshin të dyja, telefoni kalonte te memoria QLC, ku shpejtësia binte në vetëm 79.4 MB/s, me rënie deri në 25.6 MB/s.Problemi bëhet edhe më i madh kur hapësira e telefonit fillon të mbushet. Me vetëm 40 për qind të memories së lirë, pra kur 60 për qind e hapësirës është përdorur, cache SLC ishte reduktuar nga 250GB në vetëm 58GB.Në këtë gjendje, testet treguan rreth 396 MB/s për cache-n TLC, ndërsa memoria QLC ra në vetëm 1.1 MB/s gjatë shkrimeve të vazhdueshme. Edhe në leximin e rastësishëm ka një diferencë. iPhone 18 Pro Max 1TB me QLC ishte 38 për qind më i ngadaltë se modeli 512GB me TLC në testet 4K me ngarkesë të ulët. Kur rritet numri i proceseve që kërkojnë të dhëna njëkohësisht, diferenca zvogëlohet në rreth 12 për qind, por modeli QLC mbetet më i ngadaltë.Në përgjithësi, memoriet me kapacitet më të madh mund të ofrojnë shpejtësi më të larta, pasi puna mund të shpërndahet në disa çipa NAND. Por kjo nuk vlen domosdoshmërisht kur krahasohen teknologji të ndryshme. SLC është më

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Modelet më të shtrenjta të iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max duket se përdorin një lloj memorieje dukshëm më të ngadaltë se versionet me kapacitet më të ulët.Ashtu si gjenerata e kaluar, iPhone 18 Pro dhe Pro Max ofrohen me 256GB, 512GB, 1TB dhe 2TB hapësirë ruajtëse. Por këtë vit Apple duket se ka ndryshuar teknologjinë e memories në versionet 1TB dhe 2TB, transmeton Telegrafi.Sipas testeve të publikuara nga Homolab në BiliBili, modelet 256GB dhe 512GB përdorin memorie TLC, ku çdo qelizë ruan tre bitë të dhënash. Ndërsa modelet 1TB dhe 2TB përdorin QLC, e cila ruan katër bitë për qelizë, por është dukshëm më e ngadaltë.Për të kompensuar këtë kufizim, Apple përdor një sistem me disa nivele cache. Fillimisht të dhënat shkruhen në një cache SLC, shumë të shpejtë, më pas kalojnë në cache TLC dhe vetëm në fund në memorien kryesore QLC.Në testet e Homolab, cache SLC arrinte shpejtësi shkrimi deri në 3,000 MB/s. Pasi ajo mbushej, shpejtësia binte në rreth 578 MB/s në cache-n TLC. Por kur mbusheshin të dyja, telefoni kalonte te memoria QLC, ku shpejtësia binte në vetëm 79.4 MB/s, me rënie deri në 25.6 MB/s.Problemi bëhet edhe më i madh kur hapësira e telefonit fillon të mbushet. Me vetëm 40 për qind të memories së lirë, pra kur 60 për qind e hapësirës është përdorur, cache SLC ishte reduktuar nga 250GB në vetëm 58GB.Në këtë gjendje, testet treguan rreth 396 MB/s për cache-n TLC, ndërsa memoria QLC ra në vetëm 1.1 MB/s gjatë shkrimeve të vazhdueshme. Edhe në leximin e rastësishëm ka një diferencë. iPhone 18 Pro Max 1TB me QLC ishte 38 për qind më i ngadaltë se modeli 512GB me TLC në testet 4K me ngarkesë të ulët. Kur rritet numri i proceseve që kërkojnë të dhëna njëkohësisht, diferenca zvogëlohet në rreth 12 për qind, por modeli QLC mbetet më i ngadaltë.Në përgjithësi, memoriet me kapacitet më të madh mund të ofrojnë shpejtësi më të larta, pasi puna mund të shpërndahet në disa çipa NAND. Por kjo nuk vlen domosdoshmërisht kur krahasohen teknologji të ndryshme. SLC është më

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…