PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Papa leoPapa Leo në Francë, pritet nga 600 mijë besimtarë
2 min čitanja
Papa leo

Papa Leo në Francë, pritet nga 600 mijë besimtarë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Papa Leo XIV ka nisur vizitën e tij katërditore në Francë, ku pritet të zhvillohet një prej meshëve më të mëdha, me pjesëmarrjen e rreth 600 mijë besimtarëve në qendër të Parisit.Papa u prit në aeroportin Orly nga presidenti Emmanuel Macron.Gjatë vizitës, të dy pritet të diskutojnë për çështje gjeopolitike dhe Al, ndërsa do të mbajnë edhe një fjalim të përbashkët në Metz.Në Paris, Papa Leo XIV do të udhëtojë me Papamobil drejt katedrales Notre-Dame, ndërsa në mbrëmje do të takohet me rreth 80 mijë të rinj në Stade de France. Për meshën e së shtunës, zona përreth Champs-Élysées është rrethuar nga policia, ndërsa një altar është ngritur në Place de la Concorde.Presidenti Macron nuk do të marrë pjesë në meshën e Papës, në respekt të parimit të ndarjes së shtetit nga feja në Francë.Në vend të tij, në ceremoni do të marrin pjesë bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, dhe kryeministri Sébastien Lecornu.Të dielën, Papa do të udhëtojë drejt Lourdes, ku rreth 150 mijë persona janë regjistruar për të marrë pjesë në meshë. Gjatë vizitës, ai do të takohet gjithashtu me migrantë në Paris dhe me persona që kanë qenë viktima të abuzimeve seksuale nga anëtarë të klerit katolik.Vizita vjen në një Francë gjithnjë e më laike, ku pjesëmarrja e rregullt në shërbesat fetare ka rënë ndjeshëm.Megjithatë, vitet e fundit është vërejtur një rritje e interesit për traditat fetare, ndërsa numri i të rriturve që pagëzohen është më shumë se dyfishuar në pesë vjet.Vizita do të përfundojë në Metz, ku Papa Leo XIV do të nderojë Robert Schuman, një nga themeluesit e Bashkimit Evropian dhe një katolik i devotshëm. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Papa Leo XIV ka nisur vizitën e tij katërditore në Francë, ku pritet të zhvillohet një prej meshëve më të mëdha, me pjesëmarrjen e rreth 600 mijë besimtarëve në qendër të Parisit.Papa u prit në aeroportin Orly nga presidenti Emmanuel Macron.Gjatë vizitës, të dy pritet të diskutojnë për çështje gjeopolitike dhe Al, ndërsa do të mbajnë edhe një fjalim të përbashkët në Metz.Në Paris, Papa Leo XIV do të udhëtojë me Papamobil drejt katedrales Notre-Dame, ndërsa në mbrëmje do të takohet me rreth 80 mijë të rinj në Stade de France. Për meshën e së shtunës, zona përreth Champs-Élysées është rrethuar nga policia, ndërsa një altar është ngritur në Place de la Concorde.Presidenti Macron nuk do të marrë pjesë në meshën e Papës, në respekt të parimit të ndarjes së shtetit nga feja në Francë.Në vend të tij, në ceremoni do të marrin pjesë bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, dhe kryeministri Sébastien Lecornu.Të dielën, Papa do të udhëtojë drejt Lourdes, ku rreth 150 mijë persona janë regjistruar për të marrë pjesë në meshë. Gjatë vizitës, ai do të takohet gjithashtu me migrantë në Paris dhe me persona që kanë qenë viktima të abuzimeve seksuale nga anëtarë të klerit katolik.Vizita vjen në një Francë gjithnjë e më laike, ku pjesëmarrja e rregullt në shërbesat fetare ka rënë ndjeshëm.Megjithatë, vitet e fundit është vërejtur një rritje e interesit për traditat fetare, ndërsa numri i të rriturve që pagëzohen është më shumë se dyfishuar në pesë vjet.Vizita do të përfundojë në Metz, ku Papa Leo XIV do të nderojë Robert Schuman, një nga themeluesit e Bashkimit Evropian dhe një katolik i devotshëm. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…