PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
FifaTronditje në futbollin evropian, katër ligat e mëdha i dalin kundër FIFA-s
2 min čitanja
Fifa

Tronditje në futbollin evropian, katër ligat e mëdha i dalin kundër FIFA-s

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Katër prej ligave më të fuqishme kombëtare në Evropë kanë bashkuar forcat për të kërkuar një reformim të plotë të mënyrës se si qeveriset FIFA.Liga Premier, La Liga, Bundesliga dhe Serie A kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, në të cilën kërkojnë reforma të thella në qeverisjen e FIFA-s, duke shprehur shqetësime të forta për drejtimin e organizatës nën presidentin Gianni Infantino.Ky qëndrim vjen menjëherë pas polemikave rreth projektit “FIFA Forward Enterprise”, një nismë e FIFA-s që synonte përfshirjen e investitorëve privatë në të drejtat komerciale të kompeticioneve të saj. Projekti u tërhoq pas presionit të madh dhe kundërshtimeve nga aktorë të ndryshëm të futbollit.Përveç kësaj çështjeje, muajt e fundit janë shoqëruar edhe me polemika të tjera rreth Infantinos dhe FIFA-s, përfshirë vendimin e diskutueshëm për anulimin e kartonit të kuq ndaj sulmuesit të kombëtares së Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun. Pavarësisht tërheqjes së projektit të diskutueshëm, Infantino ka konfirmuar se synon të kandidojë sërish për president të FIFA-s në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.Katër ligat e mëdha evropiane, megjithatë, vlerësojnë se problemet janë shumë më të thella sesa vetëm një projekt i dështuar.Në deklaratën e tyre të përbashkët, ligat kanë kërkuar më shumë mbikëqyrje të pavarur dhe një rol më të madh të palëve të interesuara, përfshirë ligat, në procesin e vendimmarrjes së FIFA-s./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Katër prej ligave më të fuqishme kombëtare në Evropë kanë bashkuar forcat për të kërkuar një reformim të plotë të mënyrës se si qeveriset FIFA.Liga Premier, La Liga, Bundesliga dhe Serie A kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, në të cilën kërkojnë reforma të thella në qeverisjen e FIFA-s, duke shprehur shqetësime të forta për drejtimin e organizatës nën presidentin Gianni Infantino.Ky qëndrim vjen menjëherë pas polemikave rreth projektit “FIFA Forward Enterprise”, një nismë e FIFA-s që synonte përfshirjen e investitorëve privatë në të drejtat komerciale të kompeticioneve të saj. Projekti u tërhoq pas presionit të madh dhe kundërshtimeve nga aktorë të ndryshëm të futbollit.Përveç kësaj çështjeje, muajt e fundit janë shoqëruar edhe me polemika të tjera rreth Infantinos dhe FIFA-s, përfshirë vendimin e diskutueshëm për anulimin e kartonit të kuq ndaj sulmuesit të kombëtares së Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun. Pavarësisht tërheqjes së projektit të diskutueshëm, Infantino ka konfirmuar se synon të kandidojë sërish për president të FIFA-s në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.Katër ligat e mëdha evropiane, megjithatë, vlerësojnë se problemet janë shumë më të thella sesa vetëm një projekt i dështuar.Në deklaratën e tyre të përbashkët, ligat kanë kërkuar më shumë mbikëqyrje të pavarur dhe një rol më të madh të palëve të interesuara, përfshirë ligat, në procesin e vendimmarrjes së FIFA-s./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…