Mitrovica lokaleProtestë në Mitrovicë: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët
2 min čitanja
Mitrovica lokale
Protestë në Mitrovicë: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Edhe në Mitrovicë është mbajtur protestë kundër aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në mbështetje të UÇK-së.Protesta u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ndërsa pjesëmarrës në të ishin veteranë, qytetarë, studentë, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë.Kryetari i OVL-UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishim, shprehu zhgënjimin e tij me aktgjykimin e dhënë në Hagë.“Sot po presim që të marrë pjesë një numër më i madh i pjesëmarrësve në këtë protestë. Edhe ne si qytet, si e gjithë Kosova, jemi të dëshpëruar nga gjykata e Dhomave të Specializuara që morën një vendim të padrejtë”, tha Ibishim.Në protestë ishte i pranishëm edhe hoxha nga Mitrovica dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Fatmir Latifi. Ai e cilësoi aktgjykimin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së si vendim politik dhe shprehu shpresën se ata do të lirohen përmes rrugëve ligjore.“Neve shqiptarëve nuk na veniten shpresat. Shpresën e kemi në Zot, pastaj duhet shteti të këndellet edhe të bëhemi tok së bashku, të vazhdohet me rrugët ligjore dhe juridike, në mënyrë që të na kthehen heronjtë tanë”, tha Latifi.Ai shtoi se kishte marrë pjesë në protestë së bashku me besimtarët e tij, me qëllim që të përcillte mesazhin për unitet.“Këtu kam dalë të demonstroj bashkë me xhematin tim, si dhe me këtë shqiptari, për t’iu bërë me dije të gjithë njerëzimit se ne jemi bashkë: të gjithë për një dhe një për të gjithë”, u shpreh Latifi.Në protestën e Mitrovicës morën pjesë edhe studentë të Universitetit “Isa Boletini”. Njomza Gashi tha se studentët nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj zhvillimeve në Hagë.“Përballë asaj që sot padrejtësisht po mbahet në Hagë, ne nuk mund të rrimë indiferentë. Sepse kjo nuk është vetëm çështje e disa njerëzve. Është një plagë që prek kujtesën dhe historinë e një populli. Është një çështje që prek familjet, luftëtarët, të mbijetuarit, të zhdukurit, nënat, baballarët dhe çdo qytetar që e di
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.