Dhomat e specializuaraPDK-ja miraton deklaratë politike me tri pika
2 min čitanja
Dhomat e specializuara
PDK-ja miraton deklaratë politike me tri pika
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka miratuar unanimisht një deklaratë politike prej tri pikash, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Përmes kësaj deklarate, PDK-ja ka kërkuar votimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara, mbështetje të pakufizuar financiare nga institucionet e Kosovës për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe ka shprehur përkrahje për organizimet popullore kundër vendimeve të gjykatës në Hagë.Këshilli Drejtues i PDK-së e ka cilësuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si “thellësisht të padrejtë dhe tendencioz”, duke kërkuar që drejtësia të jetë e paanshme dhe e pandikuar politikisht.Në deklaratë, partia ka kundërshtuar gjithashtu çdo interpretim që, sipas saj, cenon karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së ose krijon barazime mes luftës së popullit të Kosovës për liri dhe politikës së represionit, vrasjeve, dëbimit dhe dhunës së regjimit serb.“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë, e cila u zhvillua në aleancë politike dhe strategjike me botën demokratike dhe përfundoi me përkrahjen e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës”, thuhet në deklaratë. Hamza kërkon veprim urgjent shtetëror: Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë prioritet Në pikën e parë të deklaratës, Këshilli Drejtues i PDK-së ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta votojë projektligjin e dorëzuar nga kjo parti, me plotësimet dhe ndryshimet e propozuara për Ligjin për Dhomat e Specializuara.PDK-ja ka kërkuar gjithashtu shqyrtimin e legjislacionit dhe marrëveshjeve relevante që lidhen me funksionimin e këtij mekanizmi, me synim forcimin e garancive procedurale, transparencës dhe përgjegjshmërisë institucionale.Në pikën e dytë, PDK-ja ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të sigurojnë mbështetje të pakufizuar financiare, profesionale dhe teknike për ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në proce
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.